Edhe autoshkollë dhe kabinë elektrike, çuditë e pafundme të Tiranës

0

Çuditë në Shqipëri janë të pafundme dhe çdo ditë dalin gjëra të reja që nuk ishin i imagjinuar më parë. Kemi parë që makinat e policisë kalojnë në semafor me të kuqe, kemi parë që të pastrehët të flenë poshtë bashkisë dhe Ministrisë së Mirëqenies. Kemi parë që flamuri kombëtar përdoret për të mbuluar xhamin e makinës dhe shumë çudira të tjera. Por një tjetër çudi kemi mundur që ta fotografojmë në rrugët e Tiranës. Në një kabinë elektrike shihen dy tabela shumë të kundërta me njëra tjetrën. Duke qenë se është kabinë elektrike, tabela që qëndron gjithmonë është “Kujdes, rrezik vdekje”. Por mbi këtë tabelë qëndron dhe një tabelë tjetër “Autoshkollë”. Kjo është një diçka që nuk ndodh shpesh që në një kabinë elektrike, ku tensioni është shumë i lartë dhe ka rrezik për të vdekur, mund të bëhet dhe autoshkolla. Nuk dihet ende nëse autoshkolla bëhet vërtet në këtë kabinë elektrike, apo në një godinë tjetër por vetëm tabela është ngjitur aty pasi është vend i dukshëm. Edhe pse u munduam për të gjetur vendin se ku bëhej autoshkolla përsëri nuk mundëm që të shihnim në afërsi të tabelës ndonjë godinë tjetër, me të njëjtin mbishkrim. Shpresojmë që tek kabina elektrike të jetë vetëm tabela dhe jo në brendësi të saj autoshkolla , pasi do të jetë një katastrofë.

Loading...

 

Loading...

Lini nje pergjigje