De Biasi: Panucci nuk ka nevojë për këshilla

0
132

Gianni De Biasi do të jetë në “Elbasan Arena” në premierën e Christian Panucci si trajner i Kombëtares. Arkitekti i Shqipërisë që shkoi në finalet e Euro 2016 do ta ndjekë sfidën nga tribuna si i ftuar special. Në një intervistë për Tv Klan, De Biasi thotë se pasuesi në stolin e tij nuk ka nevojë për këshilla.

Gianni De Biasi (Ish-trajner i Kombëtares)

Jam i lidhur me këtë vend, spese kam punuar për 5 vite e gjysmë dhe është normale të jem edhe për ndeshjen e parë post De Biasi. Christian mendoj se nuk ka nevojë për këshilla. Ai është i aftë të mendojë vetë dhe është i motivuar dhe besoj se do të bëjë mirë këtu.

Prurjet e reja në Kombëtare, De Biasi i sheh si një vlerë e shtuar.

Gianni De Biasi (Ish-trajner i Kombëtares)

Janë 3 afrime për të ardhmen. Me Balliun kam folur, por pati probleme me dokumentet dhe nuk munda ta marr me Italinë dhe Izraelin. Memollën shkoi ta shikonte Bulku, por nuk lujati atë ditë dhe besoj se Panucci bëri mirë, që e afroi dhe tani do të njohë atmosferën e Kombëtares. Ahemdi di që luan me Mariborin, por nuk e kam ndjekur.

Me Maqedoninë dhe Lihteshjtenin ai doli fitues në takimet e xhiros së parë, por i sheh ndryshe ato të kthimit.

Gianni De Biasi (Ish-trajner i Kombëtares)

Lihtenshtejni është një ekip që është brenda mundëive të Shqipërisë, por pashë edhe Kili që u mund nga Paraguaji në fushën e tij, por besoj se djemtë nuk do ta nënvlerësojnë rivalin dhe do të bbjën ënjë ndeshje të mirë. Maqedonia më e vështirë është një tip derbi. Nëse kanë organikën e plotë janë të fortë në aspektin ofensiv.

Gianni De Biasi po qëndron prej disa muajsh pushim dhe është në pritje të projektit të ri për të vijuar një aventurë tjetër pas suksesit me Shqipërinë.

Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here