Cilësia e “lartë”/ Në mungesë të kondicionerit, urbanët e Tiranës ecim në dyer të hapura

0

Urbanët e Tiranës janë një problem që nuk është zgjidhur kurrë. Në kohë të ndryshme janë bërë investime të ndryshme të cilat kanë qenë të pakta dhe nuk kanë arritur që të zgjidhin problemet e shumta që shoqërojnë udhëtarët çdo ditë. Problemet fillojnë që nga vonesat e shumta, mbi popullimi, mos ndezja e kondicionerëve, ndalesat jashtë stacioneve dhe shumë e shumë probleme të tjera të ngjashme. Por një problem që kemi hasur këto ditë është dhe ecja e autobusëve me derë hapur. Kemi mundur që të shkrepim një foto në një nga autobuzat e Tiranës, i cili edhe pse nuk ishte në stacion dhe nuk do zbriste as hipte njeri kishte derën hapur. Këto konfirmohen nga fotoja, pasi duket qartë që në horizont nuk ka stacion urbani, por vetëm rrugë. Ky është një problem që shfaqet edhe në urbanë të tjerë, dhe është një nga shqetësimet e njerëzve që udhëtojnë më urban. Nga ecja e urbanin me dyer hapur vijnë disa probleme të tjera të cilat janë, shkaqe për aksidente, ndotja nga pluhurat që qarkullojnë në rrugë. Bashkia duhet ta shoh këtë foto dhe të marr masa, pasi është një problem që shihet shpesh dhe është i jashtëligjshëm.

Loading...

Lini nje pergjigje