Vrasja e gjyqtares, Basha: Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildesin

0
163

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me krimin makabër ku një 53-vjeçar vrau ish-gruan e tij gjyqtare në një zonë të populluar të kryeqytetit.

 

 

Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha theksoi se jeta e humbur e Fildese Hafizit është një shuplakë zgjimi për të gjithë. Mes të tjerash ai pohoi se jeta e çdokujt është e pambrojtur.

MESAZHI I BASHËS
Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.
Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here