Nëse do keni kohë merruni dhe me arsimin

0
325

Dr. Ndriçim Mehmeti

Me këtë shprehje ju drejtua dikur një i ditur mbretit të tij: Duke e parë gjithë ditën në gjueti, buzëqeshje pa fund popullit, tallje dhe ironi, gosti sa në një qytet e fshat, duke harrura krejtësisht punët e shtetit, njeriu i ditur që i dhimbsej vend ii tij, si shumë të tjerë, ju drejtuar me një thirrje të thjeshtë, madhërisë së tij: “Nëse keni kohë merruni me arsimin”.

Dikush që e dëgjoi, u turr e kapi për krahu njeriun e ditur dhe i tha me zë të partë që ta dëgjonin të gjithë: “Po me ne që jemi pa punë, pa strehë pa bukë, kush do të merret? Arsimtari, ju përgjigj i dituri me shuam dashamirësi. “E si do ta bëj. Ja mu ul e ma thuaj zotrote që ta kuptoj edhe unë që nuk kam as dy gram shkollë?”

“Shumë e thjeshtë-ju përgjigj dijetari. Çoji fëmijët në shkollë dhe pyeti çfarë mësojnë çdo ditë. Lëri të mësojnë dhe të mos punojnë, lypin, shtyjnë karrocat, shkarkojnë maune, shesin cigaret, lajnë xhamat e makinave dhe ti rri këtu me mua e kërkon të pish një kafe me një gotë raki. Kur e gjerb kafen me atë të mallkuar alkool, a mendon ndonjëherë sesi do të jetë e ardhmja e fëmijës tënde. Po zaten ti nuk ke faj. E unë për këtë punë nuk të jap dot më shumë xhevap, se i jam drejtuar të madhit e jo ti, që vetë e pranove nuk ke parë fletore e kalem me sy”

Po i madhi ç’hyn këtu – i tha i habitur njeriu që sa kish fituar qyl një kafe e një gotë raki?

“Në fakt i përgjigjet dijetari-  e shkrova jo shumë i bindur, thjesht se më pëlqen të ketë më shumë njerëz që dinë të lexojnë, të shkruajnë, më shumë mësues, avokatë e inxhinierë. Dyshova shumë nëse duhet ta botoja, d.m.th ta merrnin vesh të gjithë, apo t’ia dërgoja me postë. Mendova më mirë ta marrin vesh të gjithë. Mbase unë e kam gabim dhe ai e ka mirë. E nëse e kish gabim, ai do të më turrej e të thoshte njëmijë të zeza e të më tallte shtatë herë në ditë. Nuk e bëri për çudi, edhe unë i ngrati mendova, se për besë kam të drejtë. Tani që takova ty, mbu mbush mendja 100% që kam të drejtë. Por më shumë se mua duket se ai ka të drejtë. Në fund të fusnit, çfarë i duhet arsimimi një populli., që preferon më mirë një gënjeshtër sado e madhe apo e vogël të jetë, sesa një të vërtetë që shihet në dritën e diellit. Nga i shkolluari bela do kesh dhe i madhi këtë e di. E pse të harxhoj kohë me arsimin kur punë më të mëdha e presin. Për shembull, ai i duhet të inspektoj vetë rritjen e arrës së kokosit në oborrin e tij, farëzat e karafilit të sapo ardhura nga Zanzibari, pëlhurën kineze të ardhur nga Shangai e mbi të gjitha boçet e lulëkuqes që i vijnë posaçërisht nga Afganistani. Nuk mund ta merrni me mend sa kohë të madhe të hanë këto punë të vogla në dukje. Unë i kisha parasysh të gjitha, por ja që sepse për dreq mu kujtua arsimi dhe thashë të hedhë sy radhë. Nuk më gënjen mëndja të bëj një rrakata, për të mirat e arsimit, koha më e bukur kur lulëzoi, kush ishte më i miri e më trimi.

Jo. Besoj se në pak rreshta, mund të kuptojmë shumë gjëra. Nuk është koha për kashirllëk, as për të siguruar radhën për të hyrë në oborrin e madhërisë së tij e të lëpish një kockë, që quhet pak pushtet e shumë arrogancë. Është koha të flasim ose të heshtim përgjithmonë. Të flasim, e të mos lëvodjmë deri në pështirosje  madhërinë apo ministrin e tij. Të dy janë shumë të mirë për vete, por të padenjë për ne. Sa kohë, siç thua ti o njeri i mirë (por ko i lirë), që gënjehesh me një kafe e raki, nuk di përse na duhet arsimi, aq kohë më shumë do të rëndojnë mbi shpatullat tona, maskarallëku, dallavere, poshtërsia e pse jo edhe do të valoj druri herët a vonë. Arsimi është si drita në fund të tunelit, kur  je i pashpresë së ka një rrugë dalje. Ai e bën shoqërinë më të mirë, më të nderuar, më dinjitoze. Arsimi do të bëj fëmijët e tu o njeri i mirë,  që të mos lypin, por të fitojnë bukën e gojës me ndershmëri, ty do të jap dinjitet e krenari jo vetëm për fëmijët e tu, por edhe për familjen tënde. Në vend të rakisë,  fëmijët do t’i harxhojnë ketë për librat. Madhëria i tij, që sot duket kaq gjigand në sytë e tu, do të zvogëlohet pak nga pak e do të ngjaj me një liliput.

Po mirë mua mi the të gjitha këto o zotëri, po madhërisë së tij, çfarë do t’i thuash

Në më dëgjoftë se ai s’para e ka zakon të dëgjojë të tjerë, do ti thosha ktheje kokën pas e e pyet njerëzit e thjeshtë, se kush ishte gjëja më e mirë në fëmijërinë e tyre të trazuar? Natyrisht shkolla. Kush ishte njeriu më i dashur pas prindit e ndonjëherë po aq sa ai? Mësuesit. Kur kënaqeshin më shumë, kur i çonin të bëje një krah dru në pyll a ti çanin me duart e tyre të njoma, apo kur merrnin e lexonin një libër me rrëfenja. Ata vetë do të kujtojnë sesa shumë e adhuronin çantën prej lecke, sa kujdeseshin për bojën që të mos rridhte në petkat modeste që vishnin. Me sa mall prisnin ditën e parë të shkollë,  kënaqeshin kur e shikonin të lyer, kur mbante klasa ende era bojë. Që të përjetosh të gjitha këto emocione madhëri, nuk kërkon shumë mund e djersë. As të harxhon kohë. Përkundrazi fiton shumë nga koha e humbur dhe nga mendimet e këshilltarëve mjeranë, që duan të kalojnë një pleqëri të rehatshme me paratë e nxjerra pa mund e djersë. Dëgjoji njerëzit vetëm një javë dhe ke në dorë të shpëtosh jetën e tyre për vite të tëra.

Në mos mundsh ta bësh dhe prapë të duartrokasin, unë dijetari, i përunjuri i këtij shteti të varfër, të kërkoj falje e krejt pa dhimbje e shpresë, pa kurrfarë brejtje ndërgjegje, do të shoh e do të hesht kur ti tallesh e i vë në resht gjindjen sipas dëshirës tënde. Po gjete kohë merru edhe njëherë me arsimin. Kjo është thirrja e fundit e shpirtit tim të lodhur por jo të mposhtur madhëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here