Zhduket në rrethana misterioze vogëlushja në dasmë

0
199

Zhdukja e një vajze 9-vjeçare në një fshat të Francës ka alarmuar autoritetet franceze. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e shtunë në fshatin Isere. Mësohet se vogëlushja, e cila ishte bashkë me prindërit e saj në një dasmë, është zhdukur në rrethana ende misterioze pa lënë gjurmë gjatë natës së të shtunës.

‘Tgcom’ shkruan se 9-vjeçarja ishte në dasmë bashkë me prindërit, pasi martohej kushëriri i nënës së saj. Gjatë marrjes në pyetje dëshmitarët pohuan se vajza ishte parë për herë të fundit në parkingun e godinës ku mbahej ceremonia martesore, rreth orës 03:00.

Ndonëse të gjithë 180 dasmorët u morën në pyetje, fati i vogëlushes ende nuk dihet. Sakaq, vijojnë kërkimet në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here