Vitet e demokracisë/ Qeveritë shqiptare të 27 viteve dhe prapaskenat e ndryshimeve që kanë pësuar

0

 

Loading...

“Shqipëria në 27 vite demokraci ka pësuar shumë ndryshime të qeverive, kur ka pasur dhe raste që qeveria është ndryshuar brenda një viti ose kanë qëndruar vetëm pak muaj”

 

Rënia e komunizmit në vendin erdhi shumë vonë, por dëshira për demokraci ishte shumë e madhe. Studentët e dhjetorit, siç u njohën në atë kohë, me thirrjet  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, arritën që të bindin Ramiz Alinë që të lejonte zgjedhje. Nën frikën e komunizmit dhe nën terror u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, por fituese doli përsëri Partia e Punës së Shqipërisë. Partia Demokratike që ishte opozita e parë në atë kohë arriti që të fitonte shumë vota në qytet, por në fshatra nga ndrydhja e madhe që kishte bërë sistemi totalitar, votuan përsëri Partinë Komuniste. Situata pas zgjedhore përsëri ishte shumë e tensionuar, pasi vazhdoi sërish terrori dhe protestat njëkohësisht. Nën presion Ramiz Alia arriti që të rezistoj vetëm pak muaj dhe më pas dha dorëheqjen, që më pas solli dhe shkrirjen e Partisë së Punës.

 

Disa data të rëndësishme për kohën që ndryshuan politikën

 

2 prill 1991: Pas një demonstrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demonstruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës. Më pas u zhvilluan greva dhe demonstrata të fuqishme, dhe në këtë kohë qeveria komuniste mori goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët, të cilët hyjnë masivisht në greva. Më pas në 4 qershor po të atij viti dha dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.

Por në datën 6 dhjetor 1991 dha dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD. Në këtë situatë u formua qeveria e re e cila ishte teknike me në krye Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.  Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike mori 62.09 për qind të votave, kurse Partia Socialiste, pasardhëse e PPSH-së mori vetëm 25.73 për qind të votave dhe në vend të tretë u rendit Partia Social-Demokrate me 4.38 për qind të votave. Por, edhe pse këto zgjedhje u fituan nga opozita, PD-ja, vlerësimi i ndërkombëtarëve ishte: “Zgjedhje pjesërisht të lira”.

Fituesja e zgjedhjeve, Partia Demokratike arriti që të bënte një mandat të plotë dhe pse pati probleme të shumta dhe e dërgoi sërish vendin në zgjedhjeve, në vitin 1996.  Edhe në këto zgjedhje Partia Demokratike arrit që të merrte një rezultat pozitiv, por nuk arriti që të mbaronte mandatin, pasi në vitin 1997, plasi lufta civile dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste mori një fitore mjaft të thellë, duke fituar 65 për qind të votave, kurse PD-ja 20.37 për qind. Kurse vlerësimi i ndërkombëtarëve ishte, “Zgjedhje të pranueshme”. Mes trazirave u arrit që të formohej qeveria e cila rezistoi deri në vitin 2001 kur u bënë zgjedhjet e tjera sipas parashikimit. Më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku morën pjesë të gjitha partitë. U zhvilluan tri raunde të votimit. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Socialiste. Ajo fitoi 75 vende në Parlament nga 140 vende gjithsej. Ilir Meta sërish u emërua Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet e kaluara lokale u kundërshtuan mjaft ashpër nga Partia Demokratike. Por gjatë katër vite qeverisje Partia Socialiste, pati shumë probleme të brendshme që sollën shumë herë ndryshime në qeveri dhe në një moment rrezikoi që të binte nga pushteti, por për më shumë së 6 muaj qeverisi me zëvendës ministra, situatë që ndodhi në fund të mandatit. Ilir Meta mes shumë mos marrëveshjes, u tërhoq nga postet e tij dhe mori me vete shumë figura të njohura duke krijuar partinë e re Lëvizja Socialiste për Integrim, duke lënë në mes qeverisjen.

 

Por zgjedhjet u zhvilluan në 2005, ku fituese e tyre doli Partia Demokratike. Zgjedhjet e 2009-ës erdhën pas ndryshimeve kushtuese dhe do të mbahen për mazhorancën e brishtë, por edhe kalimin historik të Ilir Metës në kampin e djathtë. Koalicioni i PD mori vetëm 70 mandate dhe e vetme nuk mund të qeveriste dot. Në këtë mënyrë Meta kaloi djathtas, një kalim që në atë kohë sic argumentoi  Presidenti aktual, u bë për stabilitetin e vendit. Ndërkohë nga opozita këto zgjedhje u kontestuan mjaft ashpër me bojkotim Parlamenti, greva nëpër qytete, etj.  Në fund të mandatit Ilir Meta vendosi që të kthehej sërish në një koalicion me Partinë Socialiste, dhe në 1 prill 2013 nënshkroi kontratën me Edi Ramën. Edhe pse nuk kishte përfunduar mandati, LSI vendosi që të mos rrëzoj qeverinë, por e dërgoi vendin në zgjedhje normale nga të cilat fitoi koalicioni i majtë. Dhe në 23 qershor 2017 në situatën e ngarkuar politike, sërish Partia Socialiste fitoi zgjedhjet dhe po qeverisë e vetme. Kjo është historia e permbledhur fare shkurtimisht, me ulje ngritjet e politikës shqiptare, me të mirat dhe të këqijat e tyre.

 

……………………………………………………………………………………..

 

Historiku i qeverive dhe kabineteve qeveritare të pluralizmit Shqiptar, nga 1991 deri sot

 

Kanë kalaur vetëm 27 vite nga zgjedhjet e para pluraliste, por për kaq pak kohë janë ndyshuar shumë herë qeveritë. Disa kanë arritur që të përfundojnë mandatin, por në raste të tjera mandati është ndërprer. Edhe qeveritë që kanë qëndruar për 4 vite, kanë përsuar ndryshime të mbrendhme të kryeministrave dhe gjitha kabinetit. Situata pas komunizmit ka qenë e tillë që vendi kishte vështirësi të madhe  për të shkuar në stabilitet. Por le të shohim se cilët kanë qenë ata që na kanë qeverisur dhe ndryshimet që janë bërë në kabinete gjatë viteve.

 

Viti 1991-1992

 

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991

Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991, Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re.

 

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991

Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe zgjedhjes nga Kuvendi më 30 prill të Ramiz Alisë si president i vendit.

 

Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991. Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit.

 

Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992. Ahmeti ishte ish-ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve.

 

1992-1996

 

Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996 Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

 

Qeveria I dhe e II e Aleksandër Meksit

 

Qeveria I: 13 prill 1992 – 6 gusht 1996

 

  1. Aleksandër Meksi – Kryeministër
  2. Bashkim Kopliku – zv.kryeministër dhe min. Rendit Publik
  3. Rexhep Uka – zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë
  4. Vullnet Admi – sek. Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
  5. Genc Ruli – ministër i Ekonomisë dhe Financave
  6. Alfred Serreqi – ministër i Punëve të Jashtme
  7. Kudret Çela – ministër i Drejtësisë
  8. Artan Hoxha – ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë
  9. Abdyl Xhaja – min. Industrisë, Burim. Minierave e Energjetike
  10. Safet Xhulali – ministër i Mbrojtjes
  11. Fatos Bitincka – min. Transporteve dhe Komunikacioneve
  12. Ilir Manushi – min. Ndërtimit, Strehimit e Rreg. të Territorit
  13. Tritan Shehu – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit
  14. Ylli Vejsiu – ministër i Arsimit
  15. Dhimitër Anagnosti – min. Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  16. Osman Shehu – ministër i Turizmit
  17. Dashamir Shehi – ministër i Punës
  18. Maksim Konomi – kryetar i Kom. Shkencës e Teknikës
  19. Blerim Çela – kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit
  20. Agron Musaraj – ministër i Rendit Publik
  21. Petrit Kalakula – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
  22. Eduard Ypi – kryetar i Kom. të ish-të Përndjekurve Politikë
  23. Rexhep Uka – min. pa portofol për pushtetin vendor

 

Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, Partia Demokratike mandatoi Aleksandër Meksin të ndërtonte kabinetin qeveritar. Ai ndërtoi një strukturë me 23 pozicione, ku përveç Kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh.

 

Qeveria II: 11 korrik 1996 – 1 mars 1997

 

  1. Aleksandër Meksi – Kryeministër
  2. Tritan Shehu – zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme
  3. Arian Madhi – sekretar i Përgjithshëm (PR)
  4. Halit Shamata – ministër i Brendshëm
  5. Ridvan Bode – ministër i Financave
  6. Safet Zhulali – ministër i Mbrojtjes
  7. Kristofor Peçi – ministër i Drejtësisë
  8. Suzana Panariti – min. Industrisë, Transportit dhe Tregtisë
  9. Abdyl Xhaja – min. Industrisë, Burim. Minierave e Energjetikës
  10. Albert Brojka – min. Punëve Publike, Rregull Teritorit e Turizmit
  11. Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit
  12. Bamir Topi – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
  13. Edmond Lulja – ministër i Arsimit dhe Sporteve
  14. Besnik Gjongecaj – min. Arsimit të Lartë e Kërkim. Shkencore
  15. Teodor Laço – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas (PBSD)
  16. Arlinda Keçi – ministre e Punës dhe e Çështjeve Sociale
  17. Dylber Vrioni – ministër i Privatizimit
  18. Hasan Halili – ministër pa portofol
  19. Selim Belortaja – sekretar shteti në Min. Punëve të Jashtme
  20. Robert Çeku – sekretar shteti në Ministrinë e Punëve Publike
  21. Njazi Kosovrasti – sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme
  22. Leonard Demi – sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes
  23. Arben Babameto – sekretar shteti në Ministrinë e Industrisë
  24. Sokol Bejleri – sekretar shteti në Ministrinë e Industrisë
  25. Marjeta Pronjari – sek. shteti për Min. e Arsimit dhe Sporteve
  26. Roza Pati – sek. shteti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Gruas

 

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga Bashkim Fino, 11 mars ’97- 24 korrik ’97

 

Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në kontroll të situatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme.

 

Qeveria nga Fatos Nano 25 korrik ’97 – 23 prill 1998

 

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet. Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill ’98 – 28 shtator ‘98 Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi.

 

Qeveria e Fatos Nanos (25 korrik 1997 – 23 prill 1998)

Fatos Nano – kryeministër

Bashkim Fino – zëvendëskryeministër

Kastriot Islami – ministër shteti

Neritan Ceka – ministër i Brendëshëm

Sabit Brokaj – ministër i Mbrotjes

Paskal Milo – ministër i Punëve të Jashtme

Thimio Kondi – ministër i Drejtësisë

Arben Malaj – ministër i Financave

Ylli Bufi – ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit

Elmaz Sherifi – ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale

Lufter Xhuveli – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit

Shaqir Vukaj – ministër i Tregtisë dhe Turizmit

Gaqo Apostoli – ministër i Punëve Publike dhe Transporteve

Et’hem Ruka – ministër i Arsimit dhe Shkencës

Arta Dade – ministre e Kulturës, Rinisë dhe sporteve

Leonard Solis – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit

Arben Imami – ministër shteti për reformën legjislative dhe marrëdhëniet me Kuvendin Popullor

Ermelinda Meksi – ministre shteti për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik

Maqo Lakrori – sekretar shteti për Integrimin Euroatlantik

Perikli Teta – sekretar shteti për politikën e Mbrotjes

Ndre Legisi – sekretar shteti në Ministrinë e Brendëshme

Lush Përpali – sekretar shteti për Pushtetin Vendor

 

Qeveria nga Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999

 

Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër.

 

Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001

 

Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie.

 

Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002

 

Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës.

 

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002

 

Konfliktet brenda vetë partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta

 

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003

 

Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PS-së, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Ne dukje konflikti i brendshem ne PS, duket sikur u zgjidh.

 

Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005

 

Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit. Konflikti Nano-Meta çoi ne largimin perfundimtar te ketij te fundit nga PS dhe krijimin e nje partie te re te spektrit te majte. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë.

 

…………………………………………………………………………………………….

 

E majta humbet, PD rikthehet në pushtet

 

Situata e rënduar politike e fund mandatit të Partisë Socilaiste, e cila akuzohej për korrupsion dhe kishte luftë të brendshme bëri që PD të rikthehej në pushtet. Në vitin 2015 kur u bënë zgjedhjet Partia Socialiste e drejtuar nga Nano, nuk mundi që të bindte popullin që të vazhdonte të qeveristë. Kjo ishte një humbje e thellë për PS-së dhe PD arriti që të merrte sërish pushtetin, që e mbajti për katër vite.

 

Qeveria “Berisha 1”, 10 shtator 2005-23 qershor 2013

 

Kjo qeveri erdhi pas fitores së të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Kabineti “Berisha” për vitet 2005-2009 ka pasur në formacionin e tij 26 ministra. Qeveria e përbërë vetëm nga 14 kabinete dhe një zv/kryeministër, është “fryrë” gjatë katër viteve që lamë pas si pasojë e riformatimit të kabinetit, pas marrëveshjeve me aleatët dhe nga dorëheqjet e parevokueshme të ministrave të Berishës. Nga riformatimi i kabinetit qeveritar në mars të vitit 2007, kryeministri Berisha zëvendësoi Maksim Cikulin me Nard Ndokën në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga riformatimi i kabinetit pas zgjedhjeve lokale të 2007-s u prek edhe Ministria e Kulturës, e cila solli largimin e Bujar Leskajt për të ulur në karrigen e ministrit Yllin Pangon. Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë, largimi i Aldo Bumçit kaloi nga posti i zv/kryeministrit edhe në atë të ministrit, Ilir Rusmalin. Të tria këto ministri u prekën sërish nga ndryshimi pas ngjarjeve që lëkundën seriozisht ekzistencën e qeverisë. Dorëheqja e parevokueshme e Ilir Rusmalit nga Ministria e Drejtësisë tronditi kampin demokrat. Ilir Rusmali dha dorëheqjen nga detyra e ministrit më 15 nëntor 2007 dhe në vendin e tij erdhi këshilltari i kryeministrit Berisha, Enkelejd Alibeaj. Një tjetër “operacion” i qeverisë është ai i largimit demonstrativ të Besnik Mustafajt nga posti i ministrit të Jashtëm. Një tjetër largim ishte ai i Fatmir Mediut pas skandalit që pasoi shpërthimin e asaj çka u cilësua “fabrika e vdekjes” në Gërdec. Largimi i radhës i bujshëm në qeverinë “Berisha” ishte ai i Nard Ndokës, ku kreu i PD-së vendosi të lërë jashtë qeverisë demokristianët për të rifutur republikanët. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në korrik të vitit 2008 përfundon jashtë zyrës së ministrit të Shëndetësisë dhe vendin e tij e zë vajza e politikanit të njohur, Sabri Godo. Hyrja e Anila Godos në qeveri, si përfaqësuese e PR-së, trazoi politikën, ku kalimi i trashëgimisë politike nga babai te vajza, siç ishte rasti “Godo”, shtoi ethet në politikë se rasti mund të përsëritej. Largimi më i bujshëm i bërë në katër vitet e qeverisë “Berisha” preku pikërisht Ministrinë e Kulturës, pas skandalit seksual të publikuar në media për ministrin Ylli Pango, i cili u shkarkua menjëherë nga kryeministri Berisha dhe u zëvendësua me Ardian Turkun. Prishja e marrëveshjes së bashkëpunimit PD-PBDNJ solli ndryshime edhe në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Largimi i ish-ministrit Kosta Barka dhe zëvendësimi i tij me një tjetër përfaqësues të PBDNJ-së, Anastas Duro, solli sërish lëvizje pas prishjes së marrëveshjes PD-PBDNJ një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryeministri Berisha vendosi të ulë në karrigen e ministrit të Punës, ish-zv/ministrin e Drejtësisë, Viktor Gumin.

 

Qeveria Berisha-Meta

 

Në zgjedhjet e vitit 2009, Berisha dhe aleatët e tij i fituan zgjedhjet por kishin vetëm 70 mandate. Pas disa ditë negociatash u nënshkrua marrëveshja Berisha-Meta për bashkëqeverisje. Në qeverinë “Berisha”, Ilir Meta u emërua zëvëndeskryeministër dhe Minister i Jashtëm, Petrit Vasili i LSI u emërua ministër i Shëndetësisë dhe Dritan Prifti Ministër i Ekonomisë. Në vjeshtën e vitit 2010, Ilir Meta i propozoi Berishës largimin e Priftit nga posti i ministrit të Ekonomisë. Këtë post do ta merrte vetë Meta bashkë me postin e zëvëndëskryeministrit. Në vënd të Metës në ministrinë e Jashtme u propozua nga LSI-ja, Edmond Haxhinasto. Ndërkohë Berisha deklaroi se “PD-ja nuk kishte asnjë motiv për ndryshime në qeveri por këto ndryshime ishte i detyruar t’i pranonte nga aleati i tij në koalicionin qeveritar,  Ilir Meta”.

 

 

Sali Berisha, Kryeministër

Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit

Bujar Nishani, Ministër i Drejtësisë

Ritvan Bode, Ministër i Financave

Genc Ruli, ministër i Bujqësisë

Majlinda Bregu, ministre e Integrimit

Genc Pollo- Ministër Shteti

Ilir Meta-Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm

Petrit Vasili Ministër Shëndetësie

Lulzim Basha-Ministër i Brendshëm

Arben Imami-Ministër i Mbrojtjes

Sokol Olldashi Ministër i Transporteve

Dritan Prifti Ministër i Ekonomisë

Spiro Ksera- Ministër i Punës

Myqerem Tafaj- Ministër i Arsimit

Ferdinand Xhaferri Ministër i Kulturës

 

…………………………………………………………………………

 

Qeveria “Rama 1”

 

Në zgjedhjet e 2013 koalicioni majtë arrit që të fitoj zgjedhjet. Me një marrëvesh të bërë më herët  Rama dhe Meta ndërtuan qeverinë së bashku, e cila pati shumë ulje ngritje. Në 4 vite së bashkua Rama dhe Meta shumë herë bashkoheshin dhe shumë herë ndaheshin. Por fillimi së bashku ishte shumë i mirë, pasi arriten që pa zhurmë të ndërtonin qeverinë e përbashkët.

 

Përbërja e kabinetit Rama 1

 

Edi Rama Kryeministër

Niko Peleshi Niko Peleshi zëvendës kryeministër

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Ministria e Brendshme Saimir Tahiri (Fatmir Xhafaj)

Ministria e Jashtme Ditmir Bushati

Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha

Ministria e Drejtësisë Nasip Naço ( Ylli Manjani, Petrit Vasili)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj (Milva Ikonomi)

Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni

Ministria e Financave Shkëlqim Cani ( Arben Ahmetaj)

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ( Sokol Dervishi)

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti

Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja (Ogerta Manasirliu)

Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj (Blendi Klosi, Olta Xhaçka)

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Ministria e Mjedisit Lefter Koka

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito

Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

 

…………………………………………………………………………….

 

Struktura, si kanë ndryshuar qeveritë nga ‘92 deri në 2013

 

Meksi ndërtoi në ‘96 qeverinë më të fryrë me 26 portofola, Nano më të voglën, me 15 në 2002

 

 

 

Në 21 vjet demokraci që nga zgjedhjet e 22 marsit 1992, në Shqipëri janë ngritur 15 kabinete qeveritare, ndërkohë që kryeministrat që i kanë drejtuar kanë qenë vetëm 6: Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Sali Berisha.

 

1992-1997

 

Qeveria e parë pluraliste ishte ajo e Meksit, e ngritur më 13 prill 1992, me 23 pozicione. Përveç Kryeministrit, pranë tij punonin edhe dy zv.kryeministra që kishin njëkohësisht edhe portofola ministrorë, një sekretar i Përgjithshëm, një ministër pa portofol dhe 3 kryetarë komitetesh. Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Meksi u mandatua për të ndërtuar sërish kabinetin qeveritar dhe e bëri atë me 26 portofola (qeveria më e fryrë e pas rënies së regjimit komunist). Në përbërje të tij kishte sërish 15 ministra, vetëm një zv.kryeministër, që ishte edhe ministër i Jashtëm, dhe për herë të parë u shtuan 8 sekretarë shteti. Ndryshe nga kabineti i parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ishte më një strukturë në varësi të qeverisë.

 

1997-2005

 

Në periudhën tetëvjeçare të qeverisjes nga e majta, në Shqipëri u krijuan shtatë qeveri, ku nisi me Fatos Nanon, vazhdoi me Majkon, më pas me Metën dhe në fund sërish me Nanon. Në periudhën ‘97-‘98 Nano formoi qeverinë e dalë pas zgjedhjeve me 22 portofola, ku në radhët e 16 ministrave u shtuan për herë të parë ministri i Shtetit dhe ministri për Punët për Kuvendin. Në strukturën e re nuk kishte vend për sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ndërsa sekretarët e shtetit, nga 8 në kohën e Meksit, u reduktuan në 4. Nga viti 1998 deri në 1999-n qeveria u drejtua nga Pandeli Majko, i cili ndërtoi kabinetin me 19 portofola, ku zv.kryeministri ishte edhe ministër Koordinimi; Ministria e Rendit u përcaktua veçmas Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Shëndetësia nuk ishte më me Mjedisin. Për dy vjet, deri në vitin 2001, Këshilli i Ministrave u drejtua nga Ilir Meta, i cili ndërtoi dy kabinete qeveritare, njërin me 17 portofola dhe tjetrin me 21. Risitë e Metës ishin shtimi i ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit në njërin kabinet, dhe emërimi i katër ministrave të Shtetit në kabinetin e dytë. Pas përplasjeve të Nanos me Metën në KPD-në e famshme, qeveria e radhës për gjashtë muaj u drejtua nga Pandeli Majko. Ai ngriti një strukturë me 19 portofola, ku në radhët e 17 ministrave u rikthye pozicioni i ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit. Më pas, nga viti 2002 deri në 2005-n Fatos Nano formoi dy kabinete, ku në njërin ishte edhe Ilir Meta. I pari, ai i periudhës 2002-2003, ishte me 15 portofola, më i vogli në historinë postkomuniste. Nuk kishte më ministër Shteti pranë Kryeministrit, ndërkohë që u emëruan 2 zv.kryeministra.

 

2005-2013

 

Tetë vitet e fundit tri kabinetet qeveritare që janë ndërtuar kanë pasur si Kryeministër Sali Berishën. Në vitin 2005 ai bëri qeverinë me 16 pozicione, ku gjashtë dikastere u shkrinë në tri. Në vitin 2009, pas ardhjes së LSI-së, posti i zv.kryeministrit u shkri me ministrin e Jashtëm, ndërkohë që u shtua edhe ministri i Shtetit. Më pas ky pozicion u shkri dhe u ndërtua Ministria e Inovacionit dhe Telekomunikacionit./standard.al

 

Loading...

Lini nje pergjigje