Skandal me gjyqtarët, FSHF u mundua t’ia hedh FIFA-s

0
185

Skandal i FSHF-së me gjyqtarët. Zbulohet si FIFA nxori blof institucionin e futbollit shqiptar për ndeshjen San Marino-Irlandë e Veriut, e cila është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018 dhe do të zhvillohet këtë të shtunë.

Gjyqtaret seminar

“Panorama Sport” mëson se pak javë më parë, Komisioni i Caktimit të Arbitrave në FIFA, i ka dërguar një shkresë FSHF-së, për t’i konfirmuar se takimin që do të luhet në San Marino do t’ia besojë arbitrave shqiptarë.

Enea Jorgji, Rejdi Avdo

Në këto kushte, sektori i gjykimit në FSHF, duhet të dërgonte brenda një afati të shkurtër katër emra, pikërisht atë të kryesorit, dy anë- sorëve dhe arbitrit të katërt. Por, çfarë ndodhi dhe pse situata u bë qesharake? Gazeta zbulon se FSHF dërgoi emrin e Enea Jorgjit si gjyqtar kryesor, Rejdi Avdos dhe Ridiger Çokajt si asistentë dhe Juxhin Xhajës si gjyqtar i katërt.

Jorgji-Cokaj-Avdo

Nëse për tre të parët gjithç- ka duket OK, pasi kanë stemën e FIFA-s prej vitesh, ajo që nuk shkonte kishte të bënte me arbitrin e ri të kolegjiumit të Tiranës, Xhaja, i cili ende nuk është bërë gjyqtar ndërkombëtar.

Në FSHF, duke menduar se bëhej fjalë thjesht për një prezencë si gjyqtar i katërt, kanë qenë të bindur se do të kishte një tolerim nga FIFA. Mirëpo, ndodhi ajo që në kësi rastesh përbën një skandal dhe cenon rëndë marrëdhënien me institucionin më të lartë të futbollit në botë.

Jorgji-Avdo-Cokaj

“Jemi të detyruar t’u kthejmë mbrapsht këto emra,  pasi konstatojmë se një prej arbitrave nuk është në listën e FIFA-s. Ju lutem korrigjoni sa më shpejt gabimin”, – citohej ndër të tjera në shkresën që FIFA i ka dërguar FSHF-së. Pas këtij refuzimi, mësohet se përgjigjja e institucionit të futbollit shqiptar ka qenë epike.

“Ju mirëkuptojmë, por nuk kemi aktiv asnjë arbitër tjetër kryesor që ka stemën e FIFA-s”, – mësohet t’i ketë thënë FSHF-ja qeverisë së futbollit. Duke qenë se në muajin prill u pezulluan pa afat kryesorët Andi Koçi dhe Lorenc Jemini, të cilëve më pas iu hoq edhe stema e FIFA-s, i vetmi ndërkombëtar mbeti Enea Jorgji.

Andi Koci foto

Mirëpo, FIFA nuk toleron për ndeshjet eliminatore të Botërorit dhe Europianit që një arbitër i katërt të mos ketë stemën e FIFA-s. Për më tepër, kërkohet që për ndeshje të këtij niveli, edhe pse mund të jesh arbitër i katërt, duhet patjetër të jesh kryesor dhe detyrimisht me stemën e FIFA-s.

BORXH TE KOSOVA

Në kushtet kur FIFA kërkoi patjetër që të katërt gjyqtarët të jenë ndërkombëtarë, institucioni i futbollit shqiptar u fut në një siklet të madh. Burime në FSHF tregojnë për gazetën se ky është një rast unikal, pasi asnjëherë në të kaluarën nuk ka pasur probleme me plotësimin e numrit të arbitrave.

Genc Nuza

Mirëpo, sërish u gjet një zgjidhje, edhe pse turpëron FSHF-në. Në korrespodencën me FIFA-n, kësaj të fundit i është sugjeruar si variant emri i gjyqtarit të vetëm ndërkombëtar që ka Kosova, Genc Nuza. Kësisoji, Komisioni i Caktimit të Arbitrave në FIFA ka pranuar dhe të shtunën zyrtarisht në San Marino-Irlandë e Veriut, kryesor do të jetë Enea Jorgji, asistentë Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj, si dhe gjyqtar i katërt, kosovari Genc Nuza.

Një situatë qesharake, që vjen prej pezullimit të arbitrave ndërkombëtarë në sezonin e fundit, që kulmoi me ngjarje të paprecedenta.

Madje, FSHF veproi me dy standarde, kur toleroi ndërkombëtarin e vetëm, Enea Jorgji, i cili me vendimet e tij vulosi ndeshjen e titullit, KukësiSkënderbeu 2-0. Megjithatë, që pas atij takimi, arbitri elbasanas ka drejtuar rregullisht ndeshjet në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s./panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here