Pas BB, Top Channel mbyll “E Diell”. Adi Krasta shkon…

0
331

Top Channel mbyll programin “E Diell”. Spektakli i së dielës në Top Channel nuk do vijë sërish në ekran. Pas Big Brother dhe Master Chef ky është spektakli tjetër i audiencës së lartë që mbyllet në këtë ekran.

Tani edhe e diela është e gjitha e Klanit.

Ndërkohë burime për dritare.net bëjnë me dije se drejtuesi dhe autori i  programit, moderatori i dashur i shqiptarëve, nuk do të largohet nga Top Channel.

Adi Krasta do të vijë çdo mbrëmje të  shtune, në Top, me  “A Show”.

Krasta rikthehet kështu te vetja me një format që e ka sjellë i pari në ekranin shqiptar dhe që është shumë në modë në televizionet amerikane.

Ndërkaq përballë tij në TV Klan do të vijojë Xing me Ermalin dhe me pak fat, Krasta mund të sjellë sërish para ekranit publikun e kultivuar.

Ky program do të zgjasë deri në janar, kur Krastës i mbaron kontrata me Top Channel./dritare.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here