Një verë mes flakësh / Raporti Emergjencave Civile: 920 vatra zjarresh, shumica të qëllimshme

0

 

Loading...

“Mbi 280 raste të zjarreve masive kanë qenë me  rrezikshmëri për jetën njerëzore,  pasuri e mjedisit, duke  kërkuar domosdoshmërisht mbështetja e strukturave operacioniale në nivel qëndror”

 

Ditët e nxehta të verës, kanë qënë një ndër problemet më të mëdha për gjithsecilin prej nesh. Temperaturat e larta, virozat e stinës dhe urgjencat e spitaleve të çdo rrethi kanë qënë gjithmon të mbushur me pacientë. Mirëpo, kjo verë në disa ditë ku termometeri shënoj edhe mbi 45 gradë celsius, me thatësira të tejezgjatura për ditë me rradhë  ka sjelle dëme të mëdha në kullota e pyje, prej zjarreve. Ditën e djeshme Drejtori i Emergjencave Civile në një raport paraprak, pasi ende ka vende ku luftohet me flakët, ka bërë të ditur numrin e vatrave të zjarreve në të gjithë vendin dhe mënyrat e ndërhyrjes për fikjen e tyre. “Janë regjistruar mbi 900 vatra zjarri, nga ato më të voglat e deri tek zjarret masive e në rrezikshmëri të lartë, nga të cilat rreth 500 raste janë menaxhuar nga strukturat vendore të shërbimit zjarrfikës  të EC. Mbi 280 raste të zjarreve masive me rrezikshmëri për jetën njerëzore,  pasuri e mjedis, është kërkuar domosdoshmërisht mbështetje e strukturave operacioniale në nivel qëndror”, tha Shemsi Premçi, kreu i Emergjencave Civile.

8 vatra të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Megjithatë, Emergjencat Civile nënvizuan se në pjesën më të madhe të rasteve situata është vënë nën kontroll. Kështu, në fshatin Karmë, Pukë kanë qenë aktive disa vatra të vogla zjarri në një pjesë terreni tepër të thyer në pyllin me shkurre dhe pisha. Për të shuar flakët është ndërhyrë me anë të helikopterit. Ndërsa Forcat e shërbimit zjarrfikës, të pyjores dhe të ushtrisë, kanë punuar deri në mbrëmje me pompa shpine dhe mjete rrethanore duke shuar vatrat e fshehura të zjarrit. po ashtu dhe në fshatin Skuraj të Kurbinit në ndihmë të zjarrfikësve vazhdon të punojë dhe një helikopter. Ndërsa flakët për shkak dhe të terrenit vazhdojnë të djegin prej disa ditësh. Lajm i mire ka ardh  për zjarret e rëna në Orosh të Mirditës ku flakët  janë shuar. Në Fier flakët kanë rënë në pyllin me pisha të larta në fshatin Kreshpan por pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur vendosja nën kontroll e zjarrit. Në Dibër janë djegur 10 ha me pyll pishe të zezë dhe ah, në Sllovë por tashmë situata është nën kontroll. puna vazhdon ende për të shuar flakët në pyllin e Orenjës në Librazhd, teksa zjarre janë regjistruar në Poroçan dhe Benë. Në Vlorë dëmet kanë qenë më të vogla dhe zjarret janë shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. po ashtu situata drejt përmirësimit është dhe në Korçë. Në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe, por që është izoluar prej forcave operacionale. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 50 ushtarakë dhe 90 punonjës të pyjores.

 

Kërkesë

Duke u nisur nga raporti, ku janë regjistruar thuajse 920 vatra zjarresh Premçi tha se duhet me patjetër të ketë një rikonceptim dhe rivlerësim në të ardhmen për sa i përket këtij aspekti. “Për këtë situatë kërkohet një rivlerësim dhe rikonceptim në të ardhmen, pasi në Europë fatura financiare e shërbimit zjarrfikës paguhet nga shërbimmarrësi, ndërsa në Shqipëri shërbimi zjarrfikës ndërkohë që paguan faturat e ujit, shërbimin për fikjen e zjarrit e ofron falas dhe ndaj atyre që shkelin rregullat dhe mosgarantimin e sistemit të mbrojtjes nga zjarri të objekteve, qoftë këto dhe me rëndësi të madhe ekonomike”, tha Premçi. Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë së dhurimit të 600 pompave të shpinës për fikjen e zjarreve dhe 100 uniformave zjarrduruese nga gazsjellësi TAP.

Nën flakë Kisha e Laçit

Edhe pse në një pjesë të madhe të territorit kanë nisur shirat, flakët vijojnë të jenë ende aktive. Mesditën e djeshme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kurorën e gjelbër të Laçit. Flakët rrezikuan disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout në Laç. Emergjencat Civile bënë me dije se në operacion për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake të mbështetura nga helikopterë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje