Standard.al

Lejet e ndërtimit, ndryshon ligji, rriten gjobat nga 100 bëhët 300 mijë lekë

0

Agjencia Kombëtare e Territorit do të ashpërsojë gjobat për shkelje të lejeve apo ndërtimet pa leje. Ligjin për Planifikimin e Territorit është në procesin e konsultimit publik, përpara se t’i dërgohet Kuvendit, për ashpërsimin e gjobava. Nga drafti mësohet se ashpërsimi i gjobave do të aplikohet që në respektimin e afateve të punimit të përcaktuara në leje. Me ligjin aktual kjo shkelje gjobitet në vlerën 50 000 deri në 100 000 lekë, ndërkohë që sipas draftit, ky penalitet do të rritet në nga 100 000 deri 500 000 lekë. Të njëjtën mas gjobe do të ketë edhe  për shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit. Kur bëhet fjalë për shkelje pa pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor, subjekti dënohet me prishje dhe me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë. Kur bëhet fjalë për shkelje me pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor, subjektet dënohen me prishje dhe me gjobë nga 200 000 lekë deri në 5 për qind të vlerës totale të punimeve të volumeve shtesë, për volume. Gjoba rritet me 10 për qind të vlerës totale të punimeve të volumeve shtesë, për volume shtesë mbi 5 milionë lekë. Ndërkohë që ashpërsim ka shënuar së fundmi edhe beteja kundër ndërtimeve pa leje, Policia ka bërë me dije se vetëm në ditët e para të kësaj jave ka evidentuar 12 ndërtime pa leje në Tiranë, duke sjellë arrestimin e tre shtetasve dhe procedimin në gjendje të lirë të 9 personave të tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.