LAJM I FUNDIT/ Task Forcë mblidhet për kanabisin, Çako: Procedime edhe ndaj policisë e administratës

0

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako shprehu vendosmërinë e tij se policia i ka shpallur ‘luftë’ çdo lloj paligjshmërie.

 

 

I pranishëm në mbledhjen e Task Force në Zyrën Operacionale në Kryeministri ku në fokus të diskutimit është lufta ndaj kanabisit, Çako pohoi se policia ka intensifikuar punën për evidentimin e rasteve të tilla. Mes të tjerash ai theksoi se janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin duke zbuluar kështu edhe parcela me kanabis. Po ashtu kreu i Policisë tha se mes personave të proceduar ka edhe punonjës policie apo edhe të administratës.“Policia e Shtetit është e angazhuar me qëllim arritjen e objektivave për kapjen e kanabisit. Pavarësisht fluksit për sezonin turistik, forcat policore kanë punuar shumë për kapjen e kanabisit. Duke marrë parasysh muajin gusht, si momentin favorizues për kultivimin e kanabisit, puna jonë ka qenë e madhe për kontrolle në territor. Ka vazhduar bashkëpunimi me prokurorinë, SHISH, duke bërë të mundur edhe identifikimin e kultivuesve, apo dhe procedimin e punonjësve të policisë apo dhe administratës. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe bashkëpunimeve me vendet e rajonit, ku janë zhvilluar operacione të përbashkëta, dhe arrestim të autorëve, pasi tregu i shitjes është jashtë vendit tonë. Ka një goditje të madhe të grupeve kriminale. Është intensifikuar puna për identifikimin dhe sekuest4rimin e aseteve që vinë nga trafiku i drogës. Policia gjatë kësaj kohe ka qenë e angazhuar për detyra të reja, siç është plani i masave për goditjen e grupeve kriminale, kontroll të mjeteve luksoze, apo kontrolle për grupe kriminale. Policia ka gati këtë plan për të goditur subjekte të tilla si bllokim të mjeteve luksoze të presonave me precedent kriminal, apo që nuk justifikojnë të ardhurat e tyre. Kontroll personave që prishin rendin dhe sigurinë në vend”, tha Çako.
vijon…

Lini nje pergjigje