Hilet që çdo grua duhet të dijë për të qenë më e bukur

0
729

Ne të gjithë jemi të njohur me faktin se ilaçet natyralë, edhe pse duhet më shumë kohë që të lehtësojnë probleme të caktuar, janë më të mirë se ilaçet e mjekësisë moderne, për shkak se nuk përmbajnë kimikate të dëmshme. Shumica e ilaçeve natyralë janë të lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe përbërësit mund të gjenden në çdo kuzhinë. Ja ca hile që duhet të dini për të qenë përherë e bukur…

Mënyra natyrale për të hequr qafe rrudhat rreth gojës

Ju duhet 200 gram dyllë blete, lule të freskëta kumaku dhe 750 ml vaj ulliri. Vloni përbërësit në temperaturë të ulët për një minutë dhe pastaj lëreni përzierjen të veprojë gjatë gjithë natës. Mëngjesin tjetër nxeheni përsëri, trazojeni dhe vendoseni në një enë. Aplikoni kremin ​​mbi rrudha çdo ditë për 2 javë.

Kastraveci është gjithçka që ju nevojitet

Përzieni pjesë të barabarta lëng kastraveci dhe patate dhe përdoreni përzierjen për të hequr qafe qeset nën sy. Procedura është e njëjtë si ajo e mësipërmja. Rrathët e errët mund të trajtohen me një përzierje, që përmban në pjesë të barabarta lëng kastraveci dhe lëng limoni. Aplikoni këtë përzierje në zonat e errëta nën sy dhe prisni për 15 minuta. Pas 15 minutash lani fytyrën.

Thuajini lamtumirë pikave të zeza për 10 sekonda

Në mënyrë që të hiqni qafe pikat e zeza keni nevojë të përzieni 2 lugë çaji uthull dhe 2 lugë gjelle lule misri. Fërkojeni këtë maskë mbi pikat e zeza për 10 sekonda dhe pastaj hiqeni përzierjen me ujë të ngrohtë. Pikat e zeza do të jenë zhdukur përgjithmonë.

Zhdukni zonën e errët nën sqetulla

Sqetullat e errëta mund të jenë të bezdisshme dhe të shkaktojnë një gjendje të parehatshme sepse nuk janë të këndshme për t’u parë, veçanërisht kur vishni rroba pa mëngë. Por ka disa ilaçe natyralë, që mund t’iu ndihmojnë. 1. Përzieni kos të thjeshtë, miell dhe një lugë gjelle qumësht të papërpunuar. Aplikojeni mbi lëkurë dhe lëreni për 15-20 minuta. Rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt. Acidi laktik në kos dhe në qumësht redukton çngjyrosjen.

  1. Për recetën e dytë nevojitet të përzieni kos, lëng limoni, pak tumerik në miell qiqre dhe ilaçi është gati. Aplikojeni dhe prisni për pak kohë dhe më pas shpëlani lëkurën.  Përdoreni këtë trajtim për pak javë.

3.Vaji i kokosit nëse aplikohet rregullisht mund të pakësojë njollat e errëta dhe ngjyrën e errët në sqetulla. Gjithashtu hidraton dhe i jep ndriçim lëkurës.

Ilaçe për të larguar thinjat

Pasi prisni hudhër dhe limonë, shtoni mjaltin dhe farat e lirit. Pastaj përziejini mirë dhe vendoseni përzierjen në kavanoz. Kavanozi duhet të mbahet në frigorifer. Para vakteve konsumoni përzierjen dy herë në ditë.

  1. Gjethet e curry-t duhet të ziejenë në ujë kokosi dhe pasi t’i hiqni nga uji, lërini të ftohen. Fërkojini në lëkurën e kokës dhe prisni për disa minuta para se ta lani.
  2. Aplikoni gjalpë nga qumështi i lopës në lëkurën e kokës dhe përsëriteni trajtimin dy herë në javë për disa muaj.

Shpëtoni nga këmbët e plasaritura

Shumë njerëz kanë probleme me këmbët e plasaritura gjatë dimrit, por mos u bëni merak, pasi ka disa ilaçe për këtë problem. 1. Shumë njerëz përdorin banana të pjekur. Thjesht vendoseni bananen në këmbë dhe prisni për 15 minuta para se t’i pastroni këmbët.

  1. Uji i nxehtë është zgjidhja më e mirë sepse zbut lëkurën e fortë dhe më pas duhet të përdorni gur shtuf për të hequr lëkurën vdekur.

Jo qafë e errët

Zhysni pak pambuk në lëng limoni. Aplikoni lëngun e limonit në qafë dhe prisni për 15-20 minuta. Pas kësaj lani zonën me ujë të ftohtë dhe aplikoni pak krem. Shmangni ekspozimin direkt në diell pas aplikimit të këtij ilaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here