Gruaja kërkon ndihmë, policia e gjen të vdekur bashkë me foshnjen. Zbulohet gjëma e familjes

0

Dje rreth orës 10:15 një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Ajo më pas ka vdekur, por mjekët kanë dyshuar se ajo ka pasur një lindje dhe se fillimisht nuk dihej për vendndodhjen e fëmijut, më pas mjekët e kanë lajmëruar Policinë për rastin, shkruan rajonipress.

Policia pastaj së bashku me ambulancën trupin e foshnjes poashtu të vdekur e kanë gjetur të mbështjellur me batanije në përroin e fshatit Letnicë.

Këtë e ka konstatuar mjeku i QKMF-së nga Vitia në vendin e ngjarjes.

Në bazë të intervistave që janë zhvilluar sipas Policisë, dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta babai i saj Xh.K.

I njëjti është ndalur nga Prokurori i Shtetit për 48 orë.

Lini nje pergjigje