Ellen dhuron 25 mijë dollarë për viktimat në Teksas

0

Uragani Harvey ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve në shtetin e Teksasit, e për këtë Ellen DeGeneres po jep përkrahjen e saj, transmeton Klan Kosova.

59-vjeçarja njoftoi se do të dhurojë 25 mijë dollarë për Kryqin e Kuq të Teksasit. Edhe shfaqja e Ellen po dhuron 25 mijë të tjera për të ndihmuar pas stuhisë shkatërruese.

Gjatë ditës së sotme, edhe Beyonce njoftoi se po bën çdo gjë që është e mundur me ekipin e saj për të ndihmuar ata që u prekën nga ky uragan.

Lini nje pergjigje