“Dëgjova një zhurmë dhe papritur çarçafi mori flakë”. Si u lëndua shqiptari nga telefoni i blerë në internet

0

“Dëgjova një zhurmë. Dhe, papritur çarçafi u mbulua nga zjarri”. Besart Aliu, banor i Bussigny (VD), ende nuk po beson se çfarë i ka ndodhur. Të dielën në mëngjes, i shtrirë në shtrat, ndërsa ishte duke e përdorur telefonin e tij mobil, të blerë nga vëllai i tij i madh, papritmas i shpërthen. Edhe pse ai u dogj në këmbë, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.

Loading...

 

 

“Në kohën e shpërthimit, telefoni është shkatërruar”, tregon Besarti. “Copa metalike mund të më binin në fytyrë ose në sy. Nëse do të kishte ndodhur gjatë natës, banesa do të digjej, me dy vëllezërit e mi dhe me motrën time në të”.

Loading...

Lini nje pergjigje