Taksa mbi 22 euro – Blerjet online bien ndjeshëm gjatë muajve të parë të vitit

0
300

Qytetarët shqiptarë po blejnë gjithmonë e pak produkte online.Vendosja e taksës për çdo blerje mbi 22 euro ka detyruar shumë konsumatorë të shmangin blerjet në internet ose të blejnë ato që janë nën vlerën që taksohet. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajve të parë të këtij viti transporti i mallrave me postë ka rënë, ndërsa ka një rritje të vogël muajin e fundit.

Vendosja e taksës për të gjitha blerjet online mbi 22 euro ka detyruar qytetarët që të blejnë më pak në internet ose ti blejnë ato nën kosto.

Nga vëzhgimi i bërë në disa pika postare në Tiranë, konsumatorët thonë se me këtë tatim janë stepur në blerjen e produkteve online.

Qytetarët thonë se nëse më parë blenin në internet pasi i gjenin më lirë tashmë me taksën e rritur nuk kanë asnjë përfitim.

Shumë prej blerësve shprehen se për të shmangur taksën e vendosur nga qeveria detyrohen të blejnë produkte nën 22 euro.

Sipas INSTAT, në 5 muajt e parë të këtij viti transporti i mallrave me postë u ul me 12% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ndërsa si 7 mujor statistikat tregojnë një rritje me vetëm 3.5 % ose 45 ton mallra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here