Pritë me armë në mes të rrugës, plagoset rëndë 18 vjeçari

0
170

Tre të rinj në Lushnje janë dhunuar në rrugë, pasi u ndalën në pritë nga dy të panjohur.

Mësohet se njëri prej djemve u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, një ditë më parë në Lushnjë, në vendin e quajtur “Shkalla e Garunjasit” në rrugën rurale Lushnjë-Ballagat.
Sipas bluve, tre djem të rinj që udhëtonin në një mjet tip “Volksëagen Turan” janë ndaluar me dhunë nga dy persona dhe janë qëlluar me mjete të forta, ndërkohë që njëri prej tyre ka marrë edhe një plagë plumbi në bark.

Tre të lënduarit janë Amarildo Shabani, 18 vjeç, Daniel Salliu, 18 vjeç dhe Florenc Pushka, 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit.
Tre të rinjtë janë ndjekur nga dy persona me motoçikletë, të cilët i kanë sulmuar me armë dhe mjete të forta, me qëllim grabitjen e automjetit me forcë. Por gjithçka ka dalë jashtë planit të tyre, pasi nga plumbat e qëlluar për t’i trembur, njëri prej tre të rinjve ka marrë një plumb rikoshetë.
Për këtë arsye, pasi një prej autorëve është larguar disa metra, e ka braktisur atë si pasojë e çoroditjes. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, Amarildo Shabani është prekur nga një plumb rikoshetë, qëlluar nga një armë e tipit kallashnikov, ndërsa dy të tjerët janë goditur me mjete te forta, të cilat dyshohet se kanë qenë hunj druri dhe leva hekuri.
Mjekët kanë sqaruar se i plagosuri Amarildo Shabani, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, është jashtë rrezikut për jetën. Pasi i është dhënë ndihma e parë, ai është dërguar për një mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë, edhe shokët e tij, megjithëse kanë goditje dhe hematoma të shumta të trup, janë jashtë rrezikut për jetën. Siç kanë treguar vetë të plagosurit, ata janë shprehur se dy grabitësit i kanë ndjekur me motoçiklete për rreth 2 kilometra.
Policia dyshon se grabitësit kanë pasur si qëllim të marrin mjetin e tre të rinjve, të cilin sapo e kanë marrë, e kanë lënë të braktisur në një vend fare pranë vendit të atentatit.
“Në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas, dy persona të paidentifikuar, të armatosur, i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit tip “Volksëagen” me targë AA 580 IH. Mjeti me targa AA 580 IH drejtohej nga shtetasi D.S, 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit A.Sh, 18 vjeç dhe F.P, 20 vjeç, banues në Peqin”, ka thënë Policia në një deklaratë zyrtare për mediat.
Policia sqaron se ka krehur zonën në kërkim të gjurmëve që do t’i çojnë tek autorët e ngjarjes dhe po pyeten, përveç tre të rinjve të sulmuar, edhe banorë të zonës për të mësuar diçka më shumë mbi këtë ngjarje.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. “Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, vijon më tej Policia e Lushnjës./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here