Identifikohet viktima e aksidentit të Elbasanit, 4 persona të tjerë në gjendje të rëndë

0
126

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur një burrë me shtetësi maqedonase dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Urakë, ku mjeti me targa ‘OH 0688 AB’, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here