‘Zoti President, pengojeni zgjedhjen e Ruçit, ministrit të Brendshëm të diktaturës në krye të Kuvendit!’

0

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i është drejtuar sot me një promemorie, Ilir Metës – President i Republikës, Lulzim Bashë- kryetarit të opozitës, Monika Kryemadhit – kryetares të LSI si dhe disa ambasadorëve të huaj me thirrjen për të mos lejuar ngjitjen e Gramoz Ruçit, ish-ministrit të Brendshëm të regjimit të Enver Hoxhës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

PROMEMORIE

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Drejtuar :

Presidentit te Republikës SH.T.Z  Ilir Meta

Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha

Kryetares se LSI znj. Monika  Kryemadhi

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë , veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë : Isuf Çela, Dhurata Çupi , Izmira Ulqinaku , Lorenc Luka , Bardh Spahija ,Aldo Bumci , Oriola Pampuri , Fatbardha Kadiu , Enkeleid Alibeaj , Myslym Murrizi ,  Nada Meçorapaj

Ambasadorit  të SHBA  ne Shqipëri z. Donald Lu

Ambasadores  së BE ne Shqipëri  znj . Roman Vlahutin,

Kreut te Prezencës  së OSBE ne Shqipëri   z. Bernd Borchardt

Të nderuar zonja e zotërinj !

Kryeministri Rama , njëherazi edhe kreu i PS, ka propozuar zyrtarisht  Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në Legjislaturën e ardhme parlamentare .

Jam i detyruar t’iu kujtoj se  Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar : Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist . ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm   deri ne prill te vitit 1991.  Si ne postin e zv/ministrit dhe atë  të ministrit  të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist  kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë   edhe  pse  ligji  qe e konsideronte arratisjen si tradhti  ndaj atdheut ishte  shfuqizuar    fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).

Duke  pasur  parasysh këtë veprimtari  te  përndjekurit  politikë te komizmit  por edhe për shume shqiptare te tjerë  është  e  pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme  zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani  e zyrtari  me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi .

Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit .

Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret  është  flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm . Ne kemi kërkuar , nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën  për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi . Ky nuk është vetëm një turp , ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa  kur  ai vriste  vajzat dhe djemtë  ne kufijtë e vendit  e ne protesta në sheshet e Shqipërisë .

I nderuar z. President !

Është ne nderin tuaj te përdorni  te gjithë autoritetin tuaj si kreu i shtetit  për te penguar zgjedhjen e ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste  nr 2 te shtetit që drejtoni  . Ne mungesën tuaj atij do ti duhet ti lini  komandën e forcave  te armatosura  , këshillin e sigurisë  kombëtare   dhe institucione te tjera me rëndësi  jetike  për vendin , lirinë dhe demokracinë qe pretendojmë se keni . Ju krenoheni publikisht se  ishit pjese e lëvizjes  antikomuniste te studenteve të dhjetorit   dhe me sa dimë edhe jeni dekoruar për këtë . Mendoj se si ne edhe  për ju  qe u ngritët ne dhjetor 1990 kundër komunizmit  duhet  te jete e pa pranueshme zgjedhje  ministrit  te brendshëm  te saj kohe  Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë.  A nuk u ngritët ju kundër diktaturës krimeve te saje që kishin si autor kryesor  Sigurimin e Shtetit  dhe Ministrinë e Brendshme  te drejtuar nga  Gramoz Ruçi  ?

Z. President !  Përdorni ju lutem  te gjitha  mundësitë  tuja ligjore , politike e morale për  te penguar kthimin ne  postin nr 2 te shtetit  një  person qe për ato qe ka bërë  duhet te ishte  jo ne parlament por ne bankën e te akuzuarve.

I nderuar z. Basha.

Ju krenoheni  me  ligjin e dekriminalizimit te cilin ia imponuat  ne mandatin e shkuar  Kuvendit te Shqipërisë  . Mirëpo ligji juaj  prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe  jo  autorët e krimeve te renda politike  si këto  kundër njerëzimit dhe gjenocidit  te  bëra nga drejtuesit e larte te diktaturës komuniste  dhe  veglave te tyre   . Ne këto kushte ligji është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve politike , vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen  ministrit  të Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te Kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit nuk  ka asnjë efekt politik , praktik e juridik pasi  parlamenti , politik e shteti janë serish te inkriminuar   . Ndalojeni me çdo mjet e mënyre të ndodhe kjo  ne te kundërtën pozita juaj humbet  për ne  çdo kuptim .

E nderuar znj . Kryemadhi

Me  gjithë afërsitë  ideologjike  me te  PS-në  dhe diferencat që mund te keni me  ne në trajtimin e te kaluarës  diktatoriale  komuniste te vendit , ne besojmë  se  edhe  ju duhet te jeni te shqetësuar  për    zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë  te ministrit te brendshëm  te qeverise  diktatoriale komuniste.  Është ne nderin tuaj  dhe ne te mirë te lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar  qe  kjo  përpjekje  kriminale për  te venë ne krye te Kuvendit  n je autor te drejtpërdrejtë  te krimeve  te renda  gjenocid e krime kundër njerëzimit , te mos pranohet  nga ju  dhe  sigurisht te pengohet me  çdo mjet qe keni ne dispozicion . Shpresojmë  shume te jemi ne një mendje për këtë e  te kemi   vullnetin tuaj  politik  për te qenë ne te njëjtën anë për ketë  kërcenim të madh qe po ju kanoset shqiptareve .

Te nderuar  deputet !

Ju drejtohemi  ju  qe pa dallim krahu e  bindje politike  besoni  qe  shqiptaret  e meritojnë  ende lirinë dhe demokracinë.  Është tërësisht ne  vullnetin  dhe  votën tuaj  me mos miratoni një kthim kaq te madh mbrapa  ne lumin  e diktaturës komuniste  te popullit e kombit tonë , Nga  ky votim  do te  varet  jo vetëm   kjo përpjekje  regresive  e Ramës   por edhe  raporti  juaj me lirinë , demokracinë e sidomos    historinë . E thënë  troç  duke  votuar kundër  ju do te mund te ruani  fytyrën  , nderin e din dinjitetin  nga  nxirja  përfundimtare e tyre

Te nderuar deputete te përndjekur politike !

Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë . Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë ,për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë ,të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet ,te ligjshëm e te pa ligjshëm, brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi punë posaçërisht me ju !

Shkëlqesi  Ambasadorë !

Kjo qe po ndodh  mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne viktimat e krimeve te komunizmit  por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër të vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te mos zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës . Shqipëria , te nderuar Shkëlqesi,  është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është tharë . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama .

Te nderuar zotërinj !

Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës ,ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejomë qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ky moment ku  rikthimi i  përgjegjësve   te drejtpërdrejtë  te krimeve  politike te komunizmit  ne krye te shtetit,  po behet realitet është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo mjet e  çmim .

Shpresoj në mirëkuptimin dhe reagimin tuja  ne anën e duhur  !

Me respekt

Kryetari

Nebil Çika

Tiranë më 27.08.2017

Lini nje pergjigje