Zbulohet pas 8 vitesh, varri i Michael Jackson është bosh

0

Kanë kaluar 8 vite që nga vdekja e Michael Jackson, yllit të popit i cili u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë medikamentesh.

Mediat e huaja që prej ditës së djeshme janë duke shkruar mbi lajmin se në fakt në varrin e këngëtarit të njohur nuk ka asnjë trup

E ëma e Michael Jackson, Katherine, theu heshtjen pas 8 vjetësh dhe konfirmoi se arkivoli i mbretit të popit, në varrezat “Forest Lawn”, është bosh.

Portali amerikan “Radar Online”, duke u mbështetur mbi burime të sigurta, ka bërë publike se trupi i mbreti të popit është djegur me kërkesë të nënës së tij Katherine, ndërsa hiri i trupit të tij është shpërndarë në pemën e preferuar të tij në fermën “Neverland”. Ajo pati një konflikt me anëtarët e tjerë të familjes derisa në fund u vendos që trupi i tij të digjej.
Pas ceremonisë së zhvilluar më 3 shtator të vitit 2009, arkivoli bosh është vendosur në varr.

Lini nje pergjigje