Panucci pranon faljen e Xhakës, ai do të kthehet në kombëtare

0

Cristian Panucci ka saktësuar se e ka zgjidhur mosmarrëveshjen me Taulant Xhakën, por kësaj here nuk e ka ftuar për zgjedhje teknike. Ai ka pranuar se futbollisti i Bazelit ka gabuar me sjelljen e tij, kur nuk shkoi ta takonte kryepankinën kuqezi, por pas faljes së lojtarit dhe menaxherit të tij, gjithçka është lënë pas krahëve: “Xhaka dhe Kaçe, jashtë kombëtares për çështje disiplinore? Jo, jo, absolutisht. Portat e kombëtares janë të hapura për këdo që e meriton dhe gjithmonë. Çështja me Xhakën është ezauruar tashmë. Ai gaboi. Më ka telefonuar avokati i tij dhe vetë ai. Këtë çështje e konsideroj të mbyllur dhe unë e pranova faljen prej tij dhe menaxherit. E vlerësova edhe faljen që bëri në rastin konkret. Në këto dy ndeshje nuk është për zgjedhje teknike, ashtu si edhe Kaçe, për ndeshjet e tjera mund të jetë. Gjithçka e bëj në interesin e Shqipërisë dhe jo timin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”.

Loading...

Lini nje pergjigje