Me pushime në një plazh të Italisë, zbulohet identiteti i shqiptarit që vdiq në krahët e gruas (Emri)

0
159

Zbulohet identiteti i 61-vjeçarit shqiptar, i cili gjeti vdekjen dje në një plazh të Italisë, pas problemeve me zemrën. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:00 në plazhin e Bibione-s.

 

 

‘Venezia Today’ shkruan se bëhet fjalë për Lirim Biçakun, i cili prej vitesh jetonte në Sacile, provinë e Pordenone-s.

Pikërisht teksa futej në det bashkë me gruan e tij, ai është rrëzuar pa ndjenja. Gruaja kërkoi ndihmë sapo pa burrin te binte pa ndjenja. Menjëherë ndërhynë mjeket dhe urgjenca dhe mësohet se burrit iu dha ne vend ndihma e pare, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithçka ishte e kote, pasi, mjeku u dorëzua, kur burri nuk po jepte me asnjë shenje jete.

Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës dhe kjo besohet të jetë arsyeja pse humbi jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here