Këtu (s)prehet në paqe Monumenti i Kulturës “Radio Tirana” (VIDEO)

0
153

Epara radio shqiptare, godina e së cilës është shpallur monument kulture mbetet e harruar.

Nën udhëheqjen e Mbretit Zog ideja e një radioje ishte mënyra më e mirë për të përhapur frymën e emancipimit në shoqëri. Stafi i radios ishte i vogël në atë kohë por përkushtimi i tyre ishte tepër i madh. Më tëpër informacion do të thoshte më tepër liri.

A e dinë kryeqytetasit se ku ka qenë Radio Tirana dhe ku ndodhet sot godina e saj?

Pyetjes së drejtuar përgjatë dokumentarit “Rrathe”: “A e dini ku është monumenti i kulturës Radio Tirana?”, pjesa më e madhe e të intervistuarve i është përgjigjur me jo.

Radio Tirana bëri thirrje për të ngritur popullin kundër pushtimit nazifashit, dhe pas kësaj ata arrestuan të gjithë punojësit dhe morën vetë kontrollin.

Kohët kanë ndryshuar. Italianët i bëjnë edhe këngë kësaj radioje që ne kryeqytetasit nuk e dimë as ku ndodhet.

Ndërsa për të kujtuar vlerën e ndërtesës, vajza që ka realizuar dokumentarin vendos në mur një tabelë: Këtu (s)prehet në paqe Monumenti i Kulturës “Radio Tirana”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here