3 ditë para se të mbyllet merkato, Sanchez i dorëzon Arsenal kërkesën për t’u larguar

0
150

Mediat britanike kanë raportuar se kiliani i Arsenal, Alexis Sanchez, i ka bërë kërkesë zyrtare klubit për t’ larguar.

 

 

Futbollisti ka qenë i destinuar për të ndryshuar skuadër që në fillimin e merkatos, por deri më tani në drejtim të londinezëve nuk ka arritur oferta e duhur dhe për më shumë trajneri Arsene Venger ka pohuar se më mirë preferon t’a humbasë me kosto zero Sanchez sezonin e ardhshëm sesa t’a shesë këtë sesion merkatoje. Gjithsesi pavarësisht të gjithave futbollisti i ka patur të qarta idetë dhe sot i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të largohet.

Sipas reporterit të “Independent”, Shehab Khan, 28-vjeçari i ka dorëzuar klubit “transfer request” (kërkesën për t’u larguar), një opsion që ekziston vetëm në klubet e “Premier League”.

Për Sanchez i cili ka refuzuar disa herë të nënshkruajë kontratë të re me Arsenal, të interesuar për shërbimet e tij janë Manchester City dhe Bayern Mynchen. Gjithsesi kohët e fundit pista gjermane është zbehur dhe nuk do të jetë aspak çudi që në 3 ditët e mbetura të merkatos futbollistë të bëhet pjesë e skuadrës së Pep Guardiola-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here