Horoskopi për ditën e sotme, 27 gusht 2017

0
265

Dashi 
Sot nuk punohet, vetëm nëse jeni në turn, ose të nxitur nga Jupiteri dhe Saturni do vendosni që mos t’i përkushtoheni një aktiviteti vullnetar. Një ftesë e papritur pasdite mund të ndryshojë programet tuaja. Aventurat e reja janë gjithmonë tërheqëse.

 

 

Demi 
Hënë kundërshtare, por jo e ashpër, përkundrazi e ëmbëlsuar nga fantazitë e Neptunit, ju dhuron momente qetësie dhe bashkëpunimi në çift dhe në familje. Për të pasur mirëkuptim është e rëndësishme të besoni te dialogu, tregoni gjithçka, duke përfshirë edhe detajet.

Binjakët 
Shmangni pak mërzinë, sot që qielli nuk është i interesuar në problemet tuaja. Sidoqoftë, një çështje familjare do zgjidhet pa ndërhyrjen tuaj. Punë e mirë për ata që janë në turn ose kanë një biznes privat, në kontakt me publikun jepni më të mirën.

Gaforrja 
Falë trekëndëshit të bukur hënor, skena është e gjitha për ju sot. Dhe me mbështetjen e Neptunit, sot krijimtaria juaj mund të realizojë të pamundurën. Qetësia e brendshme do të reflektohet edhe në raportet familjare.

Luani 
E diel e ngarkuar me mendime të mërzitshme dhe reflektime melankolike. Faji i Hënës në kuadraturë që influencon në mënyrë negative humorin tuaj. Çmim ngushëllimi ndonjë blerje për të pasuruar gardërobën tuaj.

Virgjëresha 
Hëna në shenjë ju fton të guxoni më tepër. Bëni mirë të reflektoni edhe për vlerat e gjërave, por jo vetëm atyre materiale. Sot është e nevojshme të gjeni kohën t’i përkushtoheni ekskluzivisht vetes tuaj dhe mirëqenies.

Peshorja 
E diel e lodhshme, dhe herë pas herë edhe pak e mërzitshme. Ndoshta pushimi i tepruar hyn në kontrast me ritmet e shpejta të javës! Yjet miq sot janë Jupiteri dhe Saturni, një ftesë për t’ju dhënë diçka të tjerëve dhe për të vlerësuar atë që keni.

Akrepi 
Në bazë të takimeve të Hënës në shenjë me planetët e tjerë, do alternoni momente të realitetit të ashpër me momente fantazie dhe ëndrrash. Kushtojini pak kohë një hobi krijues: mund të transformohet në një mundësi fitimi në të ardhmen.

Shigjetari 
E diel pa asnjë plan. Do ishte më mirë të ishit në punë, dhe të qëndroni në shtëpi pa bërë asgjë do acaroheni më shumë. Më mirë kërkoni ndonjë shpërqendrim, duke zgjedhur mes shoqërisë së miqve tuaj ose librave tuaj të dashur.

Bricjapi 
Të lumtur dhe të kënaqur me yjet në anën tuaj. Hëna favorizuese dhe e mbështetur nga aspekte që nxisin raporte harmonike dhe parime të palëkundshme. Udhëtimet dhe aventurat më të bukura sot janë me miqtë, edhe duke pranuar gara të ndryshme.

Ujori 
Lart në qiell sot Hëna jo shumë në harmoni ju bën të ëndërroni të pamundurën dhe sa herë që krahasoni ëndrrën me realitetin ndjeheni të pakënaqur. Për t’ju shpëtuar nga telashet e të dielës mendojnë miqtë, të gatshëm për këshilla të mençura dhe iniciativa zbavitëse.

Peshqit 
Ditë e bukur për ju, e ëmbëlsuar nga trekëndëshi i Ujit mes Hënës dhe Neptunit në shenjën tuaj. Hija krijuese ju ndjek në momente jo shumë të këndshme. Si artistët e vërtetë, për ju është kënaqësi të vini në jetë intuitat tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here