Si të dalloni cistet dermatite nga ato dhjamore, ja mënyrat më të mira të trajtimit

0
Cistet dermatite (të dukshme në shtresën e parë të lëkurës) është një dukuri relativisht e përhapur dhe aspak problematike për shëndetin e njeriut.
Shumë njerëz i referohen cisteve dermatite si ciste dhjamore, kur në të vërtetë nuk janë e njëjta gjë ! Sipas Klinikës Mayo, këto të fundit nuk janë aq të zakonta sa njerëzit mendojnë dhe e kanë origjinën prej gjendrave të yndyrës.

Cistet e dukshme në lëkurë nuk janë të dhimbshme dhe nëse cisti nuk zmadhohet nuk kërkon trajtim të specializuar për ta kuruar.
Megjithatë inflamimi i zonës përreth ose infketimi bën njerëzit të mendojnë se duhet ta heqin me ndërhyrje kirurgjikale, pa e ditur se dhe me disa përbërës natyrale mund të qetësojnë lëkurën.

Loading...

Uthulla e mollës
Acidi acetik i uthullës mbron lëkurën nga bakteret duke parandaluar infeksionet. Thjesht aplikoni uthull molle me ndihmën e një pambuku në zoën rreth cistit dhe fashiheni. Përsëriteni këtë gjë për një jave derisa shtresa e parë e fortë e cistit të bjerë. Sigurohuni që kjo zonë të jetë e pastër dhe të mos ketë asnjë kontakt me agjentët e jashtëm .

Vetitë antiinflamatore të kripës Epsom do të qetësojnë zonën e infektuar përreth cistit. Mbushni një vaskë me ujë dhe hidhni në të një sasi të madhe kripe. Zhytyni në të dhe thjesht rrini për të paktën 30 minuta.
Përdorimi i xhelit të Aloe Verës do të ndihmojë gjithashtu në zvogëlimin e cistit brenda një kohe të shkurtër. Ajo që duhet të bëni është ta aplikoni direkt xhelin në lëkurë për disa herë rresht në ditë.
Qumësht
Aplikimi i qeskave të përdorura të çajit jeshil të zhytyr në qumësht do të reduktojë madhësinë e cistit dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit.

Loading...

Lini nje pergjigje