Pakot me pjesë armësh në Rinas, policia kryen arrestimin e parë

0
164

Pas zbulimit të 3 pakove postare, brenda të cilave kishte armësh luftarake, të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare jashtë vendit, autoritetet shqiptare vijojnë operacionin.

Policia njofton se është në pranga një person në lidhje me ngjarjen. “BalkanWeb” mëson se policia shqiptare po vijon në operacion të përbashkët në bashkëpunim me autoritetet angleze. Raportohet se dy shtetet po hetojnë lidhur me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapen e autorit.

Ndërkohë, për nga specifika e ngjarjes, policia nuk jep të dhëna të tjera rreth këtij operacioni.

Njoftimi i djeshem i policisë: 
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash. Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here