Mundi Dinamon e Zagrebit, Daja: Dua Milanin, shans që të vjen një herë në jetë

0
138

lir Daja, trajneri i Skënderbeut, është në sinkronë me numrin 1 të klubit presidentin Ardian Takaj teksa shpreson që shorti i sotëm t’a vendosë përballë ekipeve të mëdha. Daja në intervistën pas ndeshjës për “panorama sport” është shprehur i lumtur por nga ana tjetër, ka kërkuar vëmendje edhe për ndeshjet e kampionatit, që po afrojnë.

 

 

Ndërsa dëshira e momentit është që shorti t’a përballë me Milan.

Çfarë e bën Skënderbeun një skuadër kaq të suksesshme, e cila arrin të menaxhojë edhe momentet më të vështira?

Është meritë e të gjithë lojtarëve, duke nisur nga kapiteni Shehi e të gjithë lojtarët më radhë. Eksperienca që kanë në këto lloj kompeticionesh i bën të jenë në gjendje që të përballojnë këto lloj situatash. Pritshmëria nga të gjithë tifozët e Skënderbeut dhe jo vetëm ishte e madhe dhe lojtarët ditën që gjithë këtë pritshmëri ta kthejnë në një energji pozitive, për të qenë të ekuilibruar gjatë gjithë kohës.

Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë me një kundërshtar shumë të fortë, që është një prej ekipeve më të mira në Ballkan dhe me traditë në Europë. Një skuadër që merr pjesë në grupet e Europa Ligës dhe Champions League. Por, ku ke futbollistë me eksperiencë të tillë në dispozicion, e ke më të lehtë. Merita kryesore i shkon lojtarëve për atë që kanë bërë në këto katër ture ku kemi pasur ekipe shumë të forta.

Keni thënë se nuk keni bërë asnjë ditë plazh. Mos ndoshta ka ardhur momenti që të pushoni edhe ju pak?

Nuk besoj se do të kem, por dot do të festojmë. Skuadra është pushim deri ditën e diel, ndërsa të hënën do të nisim stërvitjen sepse fillon kampionati shumë shpejt. Mendoj se duhet të fokusohemi në kampionat dhe këtë arritje që bëmë të mund ta shndërrojmë në një sukses të mëtejshëm. Kështu që tre ditë janë shumë pak për të bërë plazh.
Daja-konference-per-shtyp-470x264
Keni një dedikim për këtë sukses?

Nuk është një meritë individuale, por u shkon të gjithë kolegëve të mi që punojnë në kushte më të vështira se të miat, sepse në fakt te Skënderbeu punohet shumë mirë. Kështu që vlerësimet në drejtimin tim dua ta ndaj me të gjithë kolegët e mi në të gjitha kategoritë dhe atyre të moshave që përgatisin lojtarë që ne mund t’i kemi në ekipet e para dhe të marrim më të mirën prej tyre në ndeshje të zakonshme kampionati dhe në takime si këto.

Keni thënë se do e ndani premion me Osmanin. Vazhdoni t’i qëndroni?

Nëse Osmani më dokumenton ndarjen e premios me tifozët, unë do ta mbaj fjalën dhe do ta ndaj shpërblimin me Osmanin.

Sa e vështirë ishte ta përgatisnit ekipin psikologjikisht për këtë takim?

Vështirësia më e madhe ishte që të ruanim qetësinë dhe përqendrimin, por ia dolëm dhe kjo gjë natyrisht që bëhet edhe më e lehtë në momentin kur në skuadër ke lojtarë profesionistë.

E dimë që tani nuk mund të bëjmë parashikime, por kë skuadër do të donit përballë?

Në këtë fazë të këtij kompeticioni çdo kundërshtar është i vështirë dhe të arrish deri këtu ia ke dalë. Por, të luash kundër Milanit është një shans, i cili të vjen vetëm njëherë në jetë dhe shpresoj që ta përjetojmë një emocion të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here