Standard.al

Ky djalosh është i jashtëzakonshëm. Ja sa sekonda i duhet ta rregulloj kubin e rubikut (Video)

0

Calven Lipek është një djalë vetëm 11-vjeç nga Melbourne, i cili së fundmi ka fituar epitetin e djaloshi të jashtëzakonshëm.

Për vetëm shtatë muaj ka arritur të fitoj një shpejtësi të paparë në rregullimin e kubit të rubikut. Atij i nevojiten vetëm 13 sekonda ai arriti ta rregulloj rubikun, transmeton Telegrafi.

“Kur për herë të parë arrita ta rregulloj rubikun i kam thënë vetes: “Më në fund e arrita” dhe menjëherë kam vrapuar për ta falënderuar nënën dhe babanë”, ka deklaruar Calven për Daily Mail.

Falë shpejtësisë dhe përkushtimit, talenti i tij arriti deri tek veshët e zyrtarëve të librit të rekordeve Guiness, të cilët e ftuan të marrë pjesë në garën e organizuar në Paris.

Kurse prindërit e tij janë të mendimit që ai duhet të presë edhe disa vite, derisa në garë futen disa pjesëmarrës më të fortë me të cilët do të mund të garonte biri i tyre.

Sidoqoftë, rekordin botërorë në këtë disiplinë e mbanë një i ri nga Melbourne. Bëhet fjalë për Felix Zamdegs të cilit i nevojiten vetëm 4.73 sekonda që ta rregulloj kubin e rubikut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.