Kjo është arsyeja përse Facebook po “bllokon” lajmet e shumë portaleve shqiptare

0
1536

Ditët e fundit, shumë prej portaleve shqiptare në INternet, kanë parë një rënie të beftë të vizitave që kanë si burim Facebook-un. Ajo që ka ndodhur është që Facebook ka marrë masa, duke mos ua nxjerrë përdoruesve dhe lexuesve në neësfeed-en e tyre, postimet e këtyre portaleve, që janë të bazuar në link-et që shpien tek artikujt në faqen e tyre të internetit.

Në një reagim të vetin, Facebook bën të ditur se ka “shtrënguar” përhapjen e postimeve, për ato faqe që kanë ndarë linke, të cilët Facebook beson se janë të ashtuquajturit “clickbait”, ose më saktë, link-e karrem për klikime, si për shembull tituj që janë projektuar për të tërhequr vëmendjen e dikujt dhe për ta joshur që ta klikojë.

Postimet e këtyre faqeve, njofton Facebook, do të vazhdojnë të shfaqen në faqen e internetit të tyre, por nuk do të shfaqen në Newsfeed. Facebook ka bërë të ditur se i rishikon në mënyrë të vazhdueshme postimet që bëhen, për të parë nëse janë keqinformuese, sensacionale, apo edhe thjeshtë spam-e. Dhe kjo përfshin edhe kontrollet e automatizuara për përmbajtjen e materialeve të një portali në Facebook, si dhe reagimin që lexuesit kanë patur në lidhje me të.

Facebook e mbyll duke sugjeruar që portalet e informacionit, nëse duan të arrijnë sa më shumë lexues që të jetë e mundur, të rishikojnë praktikat më të mira të Facebook dhe të shkruajnë tituj dhe përmbajtje më të qarta.

E gjithë kjo është pjesë e angazhimit të Facebook, bërë publik nga vetë pronari i kompanisë, Mark Zuckerberg, për të luftuar lajmet e rreme në mediat online.

Më shumë mund të lexoni në këtë link: (https://newsroom.fb.com/news/2017/05/news-feed-fyi-new-updates-to-reduce-clickbait-headlines) / Bota.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here