EMRI/ Ndoqi hap pas hapi dhe dhunoi të renë për ta grabitur, kapet 38-vjeçari në Shkodër (Foto)

0
153

Një tentativë grabitje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Tek Sahati”. Një person rreth 38-vjeç ka dhunuar fillimisht një vajzë rreth 25-vjeç.

 

 

Më pas vajza ka nxjerrë celularin për të njoftuar policinë dhe në atë moment personi në fjalë që e ka dhunuar i ka marrë celularin dhe një çantë shpine që kishte.

Policia është në dyshim mes përdhunimit dhe grabitjes megjithatë kaq është bërë e ditur nga uniformat blu. Autori, Arben Doda nga Burreli është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë pasi gjatë ikjes është rrëzuar dhe agjentët e kanë neutralizuar.

Vajza ka deklaruar se autori ka tentuar ta grabisë dhe jo ta përdhunojë. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here