Dekani Kule: 400 kuota të lira tek Ekonomiku, do regjistrohen të gjithë maturantëtDekani Kule: 400 kuota të lira tek Ekonomiku, do regjistrohen të gjithë maturantët

0
183

Vetëm pak ditë nga shpallja e fituesve që do të ndjekin arsimin e lartë, dekanët e Universitetit të Tiranës kanë dalë në një konferencë të përbashkët. Dekani Dhori Kule njoftoi se Fakulteti i Ekonomikut është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ndërsa lajmëroi se pavarësisht kësaj ka ende 400 kuota bosh.

Ai theksoi se pasi të shpallen kandidatët fitues do të nis faza tjetër, ajo e regjistrimit të tyre. Pavarësisht se afati i vënë në dispozicion është 28 orë, Kule theksoi se asnjë maturant nuk do të ngelet pa u regjistruar në degën që ai ka zgjedhur si preferencë të parë.“Sikur të gjithë të regjistrohen fituesit e shpallur, mbeten 400 vende bosh. Meqë procedurat janë 48 orëshë, nuk duhet të shqetësohen dhe t’i kap paniku, dhe të regjistrohen në një degë tjetër. Ata duhet të presin, se do u vijë radha, për këtë ju siguroj. Gjatë këtyre zbritjeve duhet të rrinë pa panik, duhet të presin se do u vijë radha edhe atyre për t’u regjistruar. Procesi i aplikimit për t’u regjistruar do nis që në orën 08:00 dhe s’do ketë asnjë pengesë nga ana jonë”, tha Kule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here