Udhëtonte në makinën e blinduar me 3 vajzat e tij, si u paralajmërua i ‘forti’ i Shijakut

0
153

Atentat me breshëri automatiku makinës në të cilën udhëtonte “i forti” i Shijakut, Dashamir Gjoka dhe familja e tij. Fatmirësisht “Benz”-i me të cilin lëviz ai është i blinduar, çka iu ka shpëtuar jetën. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në hyrje të Shijakut, pak metra larg bashkisë së këtij qyteti.

 

 

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë qëlluar me armë zjarri automatik të tipit kallashnikov në drejtim të automjetit, me të cilin ka qenë në lëvizje familja Gjoka, dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke humbur kësisoj edhe gjurmët. “Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur ‘4 Rrugët Shijak’, në afërsi të Komunës Xhafzotaj, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin D.Gj. Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit”, bëri të ditur Policia.

BIZNESMENI
Dashamir Gjoka, biznesmen prej dy dekadash dhe që njihet si i “forti” i Shijakut, menjëherë pas atentatit i është drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar ngjarjen e rëndë. Menjëherë në vend mbërritën forca të shumta policie dhe ekspertë të Krimeve të Rënda, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e atentatit, shkakun dhe identifikimin e autorëve. Burime nga grupi hetimit thanë për gazetën se Gjoka me fëmijët e tij (tri vajza të mitura), po udhëtonte nga vendi i quajtur “Katër Rrugët” në drejtim të Shijakut me automjetin e tij të blinduar.

Pak metra para se të mbërrinte tek ura (në hyrje të Shijakut) një person i maskuar dhe me automatik në dorë i ka prerë rrugën duke lëshuar në drejtim të makinës një breshëri të gjatë. Mbi 15 plumba shënjestruan automjetin, por fatmirësisht për familjen Gjoka, plumbat e patën të pamundur të depërtonin në brendësi të mjetit. Dyshohet se ngjarja ka pasur qëllim vetëm sa për t’i dhënë sinjal kërcënues biznesmenit. Kjo pasi në Shijak të gjithë janë në dijeni se ai lëviz me makinë të blinduar, ndaj autori ka qenë në dijeni të faktit se plumbat nuk do të dëmtonin atë e as fëmijët e tij që ndodheshin bashkë me të në mjet. Gjithsesi, të miturit kanë përjetuar momente tmerri./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here