Tentoi të vidhte kioskën në Tropojë, i riu kapët në flagrancë nga policia

0
151

-Një 22-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pas tentativës për të vjedhur një kioskë në Tropojë.

 

 

Burime zyrtare nga policia lokale pohuan se bëhet fjalë për Prël Aliajn, banues në Lekbibaj. Të njëjtat burime theksuan se i riu tentoi të vidhte kioskën në pronësi të shtetasit me inicialet A.A.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia parandalon vjedhjen e një kioske. Arrestohet në flagrancë autori. Më datë 23.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasin;
-Prël Aliaj, 22 vjeç, banues në Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i Aliaj u bë pasi, në qytetin e Bajram Currit, u kap nga shërbimet e rendit në flagrancë duke tentuar të vjedh kioskën në pronësi të shtetasit A.A., banues në Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 134-22 të K.Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here