Rama si Nano para 15 vitesh, mbledh ambasadorët dhe ju lë ‘porositë’

0

Në një takim me ambasadorët, kryeministri Edi Rama pohoi se ka ende punë për t’u bërë sa i takon çështjeve të jashtme diplomatike që lidhen me Shqipërinë. Gjatë fjalimit të tij ai kujtoi edhe ish-kryeministrin Fatos Nano, një takim që ai kishte bërë me ambasadorët para 15 vitesh.

Loading...

 

 

Në takimin që po mbahet në Ministrinë e Jashtme, Rama teksa u la porosi detyrat e reja ambasadorëve, vuri theksin se në këtë mandat qeverisës, duhet që të fokusohet vëmendja në rolin e shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Mes të tjerash ai theksoi se asnjë nga diplomatët nuk kishte sjellë një investitor në vendin tonë.

“Një takim të ngjashëm e pat bërë edhe të hapur për mediat 15 vite më parë kryeministri Fatos Nano, ai e pati ngritur zërin me ndonjë koleg tuajin, mund të ketë qenë edhe ndonjë prej ty. E ka bërë për të njëjtën mungesë që më ka thirru sot mua këtu. E kam kërkuar këtë takim të posacëm pas disa kohësh, ndaj dua të shtjelloj një temë me rëndësi të vecantë, të lënë pas dore, në tërë vitet e tranzicionit të shërbimit të jashtëm shqiptar ku 4 vitet e fundit sbënë përjashtim fatkeqësisht. Roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Dua të bëj të qartë një gjë sipas meje me fort rëndësi. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjecare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë. Duhet bërë një analizë serioze e arsyeve, e para është vëmendja krejt periferike e lidershipit politik të ministrisë së jashtme, dhe kjo është e para gje që duhet të ndryshojë menjëherë me se s’bën.”, tha Rama.
vijon…

Loading...

Lini nje pergjigje