Çfarë duhet të dini për pilulën abortuese, deri në çfarë jave duhet të merret dhe cilat janë efektet anësore

0
159

Në vitin 2012, pilula e abortit, ishte ndër metodat abortuese më pak të përdorura, por ky numër u rrit ndjeshëm pas heqjes së disa procedurave burokratike duke qenë se aborti është i ndaluar në shumë shtete përfshirë dhe rajonin perëndimor.

Procedura nuk kërkon anestezi dhe nuk kërkon akomodim në qendra spitalore.

Një pilulë abortuese përmban mifepristone dhe misoprostol. Mifepristoni bllokon prodhimin e progesteronin – një hormon i nevojshëm për të mbarëvajtjen e shtatzëninë duke shkaktuar që embrioni të shkëputet nga muri i mitrës. Misoprostoli merret brenda një ose dy ditësh pas marrjes së pilulës së parë, zakonisht në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe përjeton dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve.

Sipas statistikave nga Planned Parenthood, pilula e abortit është 98 për qind efektive deri në javën e tetë të shtatzënisë. Nga java e 9 është rreth 96 për qind efektive, dhe pastaj 93 për qind efektive.

Shumica e grave nuk përjetojnë asnjë efekt anësor pas marrjes së pilulës së parë, mifepristone, por nuk është e pazakontë të ndjejë përzirje ose të ketë gjakderdhje.
Misoprostoli mund të shkaktojë shumë gjakderdhje dhe ngërçe deri në katër orë pas marrjes së dozës së parë.

Nuk është e pazakontë të shohësh grumbuj të mëdhenj të indeve ose mpiksjeve të gjakut pas marrjes së misoprostolit (Planned Parenthood thotë se këto mund të jenë deri në madhësinë e një limoni). Gjakderdhja duhet të fillojë të zhduket pas disa orësh, zakonisht rreth 4-5, por mund të zgjasë më shumë Burimi: Cosmopolitan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here