Shkaktarët që çojnë në irritimin e zonës së anusit dhe si ta trajtoni këtë shqetësim në kushte shtëpie

0
306

Shumë prej jush nuk kanë dëgjuar kurrë më parë të flitet për ‘’pruritus ani”, por me siguri e keni provuar të paktën një herë në jetë.

Termi pruritus ani i referohet një shqetësimi shumë të bezdisshëm siç është irritimi i lëkurës rreth anusit dhe në zonën perianale. Në qoftë se momentalisht po kaloni një shqetësim të tillë, por ju vjen turp të drejtoheni tek mjeku në këtë artikull do të gjeni gjithë informacionin që ju duhet.

Së pari duhet të dini që irritimi i lëkurës rreth anusit është shqetësim shumë i zakonshëm që lidhet së pari me inflamacionin e indeve epiteliale, por edhe me faktorë të tjerë si:
1.Përdorimi i tepërt i letrës higjienike: Përdorimi i letrës higjienike është shumë i rëndësishëm për të ruajtur një higjienë sa më të mirë në këtë zonë të turpit, por nëse zgjidhni një material të ashpër ose ushtroni më shumë forcë se duhet, rrezikoni të keni irritim të lëkurës.

2.Mungesa e higjienës: Një tjetër arsye që çon në irritimin e lëkurës rreth anusit është mungesa e higjienës personale. Mos u kufizoni vetëm tek fshirja në të thatë dhe zgjidhni sapun ose larës intim që stabilizon Pehashin (pH-in) e lëkurës.

3.Konsumoni ushqime pikante: Konsumi i përditshëm i ushqimeve pikante (si speci djegës) ose ushqimeve acide (domatet dhe agrumet), pijeve me përmbajtje kafeinë (kafe, çaj dhe pije energjitike), çokollatë dhe erëza.

Disa nga trajtimet natyrale që mund të përdorni për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga irritimi i lëkurës në zonën anale janë hudhra ( duhet të konsumoni nga kjo thelb të plotë para se të flini), aplikoni xhel aloe vera në zonën e anusit dhe lëreni të përthithet plotësisht nga lëkura, kufizoni përdorimi e perizomave dhe zgjidhni të brendshme të bardha pambuku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here