Satira në rrjet/ ISIS e pranon: Është e pamundur të sulmosh Shqipërinë

0
179

Kohët e fundit burime afër ISIS kanë konfirmuar atë që flitej, ISIS ka dështuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri. Mbas zhvillimeve epokale të bëra këto katër vitet e fundit nga Qeveria Rama, Shqipëria ishte bërë halë në sy për ISIS, i cili e kishte vënë vendin tonë në listën e vendeve që duheshin sulmuar nëpërmjet akteve terroriste. Mësohet se në fillim të muajit gusht të këtij viti dy terroristë të ISIS kishin zbarkuar në Shqpëri dhe për plot 3 ditë nuk kishin arritur dot të kryenin asnjë akt terrorist, duke bërë kështu që edhe vetë ISIS të pranojë që Shqipëria është e pa sulmueshme, e duke hequr kështu dorë përfundimisht nga sulmet në Shqipëri.

Por, çfarë ka ndodhur realisht?

SHISH së fundmi nëpërmjet një raporti tepër sekret, dërguar Kryeministrit të vendit, Ministrit të Brendshëm dhe Presidentit të Republikës, ku sqaron se i vënë në dijeni të ardhjes së dy terroristëve, ka ndjekur lëvizjet e tyre hap pas hapi.

Ja se si përshkruhen ngjarjet në raportin e SHISH:

E Dielë 6 Gusht 2017 ora 08.00: Dy terroristët e ISIS të kamufluar me pasaporta italiane kanë zbarkuar në orën 08.00 të mëngjezit në Portin e Vlorës, me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë. Në dalje zbulojnë se u ishin vjedhur dy valixhet, brenda së cilës dyshohet se gjendej edhe eksplozivi. Kapiteneria e Portit u bëri me dije se nuk mban përgjegjësi për valixhet e humbura, dhe se mënyra e vetme për ti rikuperuar është hedhja në gjyq e gjithë pasagjerëve që udhëtonin me atë traget.

E dielë 6 Gusht 2017, ora 09.00: Duke menduar se do të mund të gjenin mënyra alternative për të sajuar bombat, dy terroristët marrin një taksi përpara portit dhe kërkojnë që taksisti t`i çojë ata drejt  Tiranës. Taksisti u tha që për në Tiranë kërkon 300 euro dhe se udhëtimi zgjat 3 orë. Të dy pranuan dhe hipën në taksi. Taksixhiu na qenkësh abuziv dhe kur e pa që të dy tipat ishin të huaj, në vend që ti çojë drejt Tiranës ja fut poshtë nga Lungomarja, ku përmes trafikut ju desh 1 orë që të shkonte deri tek vendi i quajtur “Uji i Ftohtë” dhe 1 orë tjetër për kthimin. Pastaj për të justifikuar orën tjetër taksisti kalon nëpërmjet rrugës dytësore të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nëpër Kusbaba dhe del më në fund tek Lagja Partizani ose në “Llonxhë” siç i thonë vlonjatët. Aty në një lokal taksisti ndalon të hajë diçka duke i ftuar edhe dy të huajt, dhe me ndihmën e një shoku të tij, i deh të dy të huajt, u vjedh edhe portofolat dhe i zbret ashtu gjysmë ta trullosur përpara Bashkisë Vlorë, tek vendi i quajtur Gjashtëkatëshi”.

E dielë 6 Gusht 2017, ora 14.00:  Mbasi vijnë disi në vete dy terroristët e kuptojnë që ishin akoma në Vlorë dhe që smund ti besonin më asnjë taksixhiu. Sportohen në këmbë drejt qendrës, derisa arrijnë  tek vendi i quajtur “Kapelja”, ku kërkojnë të thyejnë 10.000 euro nga paratë që kishin fshehur nëpër çorape për rastet e emergjencave. Kambisti, që një djalë nga Çolja, e kuptoi që këta nuk ja kishin haberin monedhës Shqiptare ua ndërron eurot e tyre me lekë shqiptare fallco.

E dielë 6 Gusht 2017, ora 15.00 : Me ato lekë dy terroristët drejtohen drejt Lagjes Skelë tek vendi i quajtur Pallatet Riviera, ku kërkojnë të marrin me qera një makinë. Pronari i agjencisë që e kuptoi menjëherë që ato ishin lekë fallto, ua merr gjithsesi gjysmat e parave dhe u jep makinën me qera, një mercedes 190 ngjyrë gri me targa VL 1912 A.

E dielë 6 Gusht 2017, ora 16.00 : Mbasi përfundojnë gjithë formalitetet për makinën me qera, dy terroristët nisen nga Pallatet Riviera me makinën Benz mercedes 190, me targë VL 1912 A, dhe pa bërë mirë 1 km rrugë u mbaron karburanti. Të xhindosur si ishin vendosën të ktheheshin tek agjencia dhe të masakronin pronarin dhe këdo që do gjenin aty rrotull. Gjejnë një thikë buke aty afër një koshi plehrash dhe një levë dhe nisen për tek agjencia vizualisht shumë të inatosur. Në ato orë sapo kishte mbaruar ndeshja miqësore “Flamurtari” i Vlorës – “Shkumbini” i Peqinit, ku vlonjatët kishin humbur me rezultatin 0 me 3 për peqinsit. Tifozët e acaruar që po dilnin nga stadiumi kur i panë të dy terroristët me thikë e levë në duar, pak mulatë si ishin, kujtoi se këta ishin tifozë peqinas dhe u hynë me të rrahura “ku u dhëmb e ku su dhëmb” siç përdoret shprehja vlonjate rëndomë.

E dielë 6 Gusht 2017, ora 18.00 : Dy terroristët të masakruar përfundojnë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ngaqë dhomat ishin të mbipopulluara, i vendosin krevatet e tyre në korridorë në pritje të mjekimit. Nga rrëmuja që ishte, kuptohet si në Spitalin e Vlorës, të dyve u ngatërrohet kartela mjekësore dhe i fusin gabimisht në sallën e operacionit, duke i hequr të parit veshkën, dhe të dytit apandesitin.

E Martë 8 Gusht 2017, ora 08.00: Spitali i Vlorës i nxjerr si të shëruar dy terroristët, të cilët kur dalin kuptojnë se nuk kishin më asnjë kacidhe në xhep. Në këtë pikë dy terroristët duke folur me njëri tjetrin vendosën të sekuestronin një autobus dhe të bënin terror nëpër Vlorë, por duke diskutuar u vu re se ishin në mëdyshje se duke vazhduar të kryenin një akt terrorist në Vlorë apo në Shqipëri, i bënin ndonjë dëm këtij populli apo i bënin një nder, dhe kuptohet që fitoi varianti i dytë. Kështu vendosën të largohen dhe të raportojnë pamundësinë e kryerjes së akteve terroriste në Shqipëri.

E Martë 8 Gusht 2017, ora 12.00: Në mungesë të parave i drejtohen bregut me shpresën se mos grabisnin ndonjë mjet lundrues dhe të largoheshin. Shkuan drejt Portit të Vjetër dhe aty vënë re një motoskaf të bardhë të parkuar pranë një lokali ngjitur me bregdetin. Për të mos rënë në sy ulen dhe presin në lokal. Disa djem të rinj me florinj në qafë e me unaza nëpër duar, duke i parë si gjyhnaqarë i thonë kamerierit t`u çojë për të ngrënë dhe t`u japë edhe nga një kopjo raki. Megjithëse nuk ua lejonte feja pijen e rakisë, pranuan me faktin se do tu duhej përgjatë udhëtimit në det, që tu jepte korajë. Të dy vunë re se disa njerëz iu afruan skafit dhe ngarkuan në të disa thashë të zinj në formë kubike.

E Martë 8 Gusht 2017, ora 14.00: Reth kësaj ore të ngrënë e të pirë siç ishin duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së djemve të rinj në lokal, marrin skafin, e ndezin dhe drejtohen drejt Sazanit për tu arratisur në Itali. Afër kanalit të Otrantos një motovedetë italiane i pikas dhe i arreston për trafik droge.

E Martë 8 Gusht 2017, ora 22.00: Policia italiane mbasi pa që të dy nuk kishin asnjë dokument identifikues, ishin të lodhur e të rraskapitur, dhe që se kishin idenë e ngarkesës, duke menduar se dy arabët ishin shqiptarë pasi u dha për të grënë e për të pirë, vendos ti riatdhesojë duke i hipur në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë të orës 22.00 me nisje nga Brindisi i Italisë. Ngarkesën kuptohet që e mbajtën për vete.

E Mërkurë 9 Gusht 2017, ora 06.00: Në këtë orë trageti i linjës Brindisi-Vlorë futet midis Karaborunit dhe Sazanit dhe duket qartë qyteti i Vlorës. Dy terroristët duke e parë që po ktheheshin përsëri në Vlorë, vendosën të bëjnë aktin ekstrem, u hodhën nga trageti dhe u mbytën.

E Mërkurë 9 Gusht 2017, ora 08.00: Mediat shqiptare raportojnë për dy persona të mbytur në det, policia deklaron se bëhet fjalë për pjesëtarë të bandave që merren me trafikimin e hashashit në Vlorë.

Po në këtë datë ISIS kur e pa që dy nga njerëzit e saj më të devotshëm nuk arritën të kryenin asnjë akt terrorist në Shqipëri, vendosën ta heqin këtë të fundit nga lista e vendeve të mundshme për tu sulmuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here