Kristi i BB: Me Tean kemi bashkëjetuar që ditën e parë, e dashuroj aq shumë sa dua…

0
725

Ndihen më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit, por që s’duan ta shesin lidhjen në rrjete sociale vetëm për ca like më shumë. Kristi Becka dhe Tea Zhuli janë dy korçarët që bëjnë përjashtimin nga të gjitha rastet e tjera të lidhjeve të krijuara në “Big Brother”.

Nëse shumë prej çifteve dashurohen në shtëpi dhe ndahen kur dalin nga loja, ata të dy u bënë çift pas njohjes në shtëpi.

Simpatia e Kristit për Tean u kuptua që në shtëpi, por këto dy vite ata po jetojnë një histori dashurie të vërtetë. Për kiminë e veçantë mes tyre, verën e dytë të dashurisë që po kalojnë në Greqi, dhe planet për familje të madhe, rrëfehet për gazetën “Panorama” vetë Kristi:screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-44-07

Ke postuar në rrjetet sociale foto nga pushimet plot romancë dhe aventurë me Tea Zhulin. Është kjo vera juaj më e bukur?

Kjo është vera e dytë e dashurisë që ne kalojmë bashkë me Tean,dhe s’kemi mbaruar akoma, pasi nga fillimi i shtatorit i mbarojmë pushimet, një tur që po bëjmë në disa vende të Greqisë.screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-46-09

Duket se e dashuron dhe e llaston shumë Tean, vajzën nga Korça me të cilën u njohe në “Big Brother”. Si mund ta përshkruash ndjenjën që ke për të?

Po nuk kam si ta përshkruaj unë. Ka rëndësi që jemi mirë me njëri-tjetrin.

Keni shumë kimi me njëri-tjetrin. Jeni dy gjysma që bashkoheni apo të njëjtët që kuptoheni pa fjalë?

(qesh) Jemi të veçantë. Po bëhen 2 vjet për pak bashkë dhe jemi shumë mirë. S’e di unë çfarë është kimia dhe fizika, po ne kemi dashuri…screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-44-28

Çfarë të pëlqen në pamjen e saj, pra cila pjesë e trupit të tërheq shumë?

Gishtat e këmbës janë ato që më bënë të dashurohem pas Teas. Akoma njësoj, edhe sot më tërheqin. Dhe nuk po bëj humor me këtë, sepse është më se e vërtetë. Tea është shumë e bukur dhe tërheqëse, po gishtat e këmbës si rruaza janë magji.

Bëni plane për martesë, apo ju mjafton bashkëjetesa?

Ne kemi bashkëjetuar që ditën e parë që u lidhëm. Kemi shumë plane në përgjithësi, por unë nuk i tregoj se jam supersticioz. Pra nuk më dalin planet kur i diskutoj.screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-46-30

Po fëmijë ke dëshirë të kesh me Tean?

Dëshira është që të bëj një familje shumë të madhe me Tean. Tre fëmijë të sigurt, por edhe 4, ose 5. Dëshiroj djem, vajza dhe një lindje mendoj se do të jenë binjakë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here