Gjiri i Lalzit/ Kreu i IKMT paralajmëron ndërtuesit: Fund lojës ‘legalizo me para’. Objektet pa leje do shemben

0

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndërmarr njё aksion në Gjirin e Lalёzit për prishjen e njё numri objektesh tё ndërtuara jashtë lejeve. E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici.

Loading...

 

 

Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit.
“Loja, ‘merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё’, do tё marrё fund”, ka thёnё Bici.

Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndertimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike. Pёr Bicin, “Shqiperia, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur”. “Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt, ёshtё shprehur ajo.

Loading...

Lini nje pergjigje