Vrasja e Aleksandër Bardhit/ Zbulohet vendndodhja e Albi Xhezairit, prej 3 muajsh i arrestuar ne Greqi

0
159

E ndërsa të gjithë mendonin se autori kryesor i vrasjes së Aleksandër Bardhit ndodhej në arrati, e vërteta është krejt ndryshe. (Në foto: Viktima Aleksander Bardhi).

 

 

Albiano Xhezairi, 21-vjec, ndodhet prej me shumë se 3 muajsh i burgosur në Athinë. Ai është arrestuar nga policia greke në nje operacion që është mbajtur i fshehtë për publikun për 6 dite me radhë.

Xhezairi është kapur në lagjen “Galatsi” të Athins më 11 maj 2017, ndërkohë që komunikata zyrtare për arrestimin e tij është bërë publike në 17 maj edhe pse pa emrin e te arrestuarit, raporton BalkanWeb. 21-vjecari ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut te drogës nga Shqiperia në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina ne kufirin e gjelbër, merrte drogen dhe e magazinonte ate ne banesën qe kishte me qera në Athine për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.

Burime nga Komisariati i Policise Sarandë bejne me dije për BalkanWeb se jane njoftuar kohet e fundit per arrestimin e Xhezairit dhe kane derguar prane zyres se Interpolit, dokumentacionin e nevojshem per ekstradimin e tij. Burime konfidenciale thone se edhe pse 21-vjec, Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmeri te larte shoqerore, nderkohe qe ka arritur te krijoje kontakte edhe me persona me precedente te forte te botes se krimit ne Athine.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here