Video që nuk duhet ta humbisni: I ati fal vrasësin e të birit disa minuta para ekzekutimit (Video)

0

Një shtetas nga Arabia Saudite në provincën Khamis Mushait në zonën e Aserit, i befasoi të gjithë, përfshirë vrasësin e birit të tij në ditën e ekzekutimit të këtij të fundit, me një vendim të fundit për jetë a vdekje.

Në një video që është shpërndarë në mënyrë virale nëpër mediat sociale, mund të shihet babai duke mbërritur me një grup njerëzish në vendin e ekzekutimit dhe duke falur të dënuarin me anë të një shpalljeje, ndërkohë që shihet duke u futur në oborr.

Sipas raporteve lokale, vrasësi kishte kaluar dy vjet në burgjet e Aseer-it, para se ai të dënohej me vdekje.

Pas shpalljes, mund të shihet një turmë e gëzuar që mbante një njeri të moshuar mbi shpatulla, duke përshëndetur gjestin human.

Lini nje pergjigje