Shpërthen “lufta” Kinë-Indi

0

Shpërthen “lufta” mes dy shteteve me popullsinë më të madhe në botë.

Loading...

Një video e rojeve kufitare kineze teksa rrihen ashpër me rojet kufitare indiane në territorin e diskutuar në Liqenin Pangong po përhapet gjerësisht në internet. Gurë, grushta e shqelma kundër njëri-tjetrit.

Sipas “RT”, videoja është filmuar më herët këtë javë dhe incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi indian i Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Raveesh Kumar.

Tensionet mes dy superfuqive nuk janë të pazakonta, por incidenti në Ditën e Pavarësisë së Indisë, më 15 Gusht, është quajtur si i “paprecedentë” nga pala indiane.

Në videon 44 sekondëshe, për të cilën kanali televiziv indian NDTV pretendon se është autentike, shihet qartë shkalla e konfliktit që raportohet të ketë zgjatur rreth dy orë.

Fatmirësisht dy palët nuk ishin të armatosur, një veprim i qëllimshëm nga të dy shtetet duke ditur ndjeshmërinë e lartë të zonës së diskutuar.

Nga rrahja masive, ushtarët pësuan dëmtime të vogla.

Loading...

Lini nje pergjigje