Eklipsi i plotë i Diellit – Shikoni Live spektaklin qiellor

0
387

Vëzhguesit e qiellit po shijojnë në SHBA spektaklin e eklipsit të parë të plotë të Diellit në vend përgjatë 99 viteve të fundit.

Hëna po kalon para Diellit, duke lëshuar mbi Kontinentin Amerikan një hije të madhe nga Oregoni në perëndim deri në Karolinës e Jugut në lindje.

https://www.youtube.com/watch?v=Vf0rJoVWkNM

“BBC” raporton se kjo është ngjarja e parë në llojin e saj që prej vitit 1918, kur hija e errësirës kaloi brigjet e Paqësorit dhe Oqeanit Atlantik.

Në të vërtetë, sipas rrjetit britanik ky është eklipsi i parë total i Diellit që prek vetëm Kontinentin Amerikan që prej pavarësimit të SHBA-ve në vitin 1776.

Amerikanët janë njerëzit me fat pasi të bekuar nga kohë e mirë pa vranësira po ndjekin eklipsin e plotë të Diellit që do të zgjasë rreth 2 minuta e 40 sekonda.

Ndërkohë, eklipsi i pjesshëm po shikohet edhe nga Kanadaja, Meksika sidhe shtetet e tjera të Kontitetit të Amerikës së Jugut.

Janë edhe shtatë shtete të Europës, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Irlandën që do të mund të shijojnë eklipsin e pjesshëm për pak sekonda.

Eklipsi i plotë i Diellit ditën e sotme po shikohet vetëm nga SHBA-të, ndërsa eklipsi i pjesshëm nga plot 60 vende.

Eklipsi nuk shikohet nga Shqipëria dhe mundësia e vetme për ta ndjekur spektaklin qiellor është nëpërmjet transmetimeve online dhe televizive.

Në kohë reale mund ta ndiqni më poshtë:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here