E rëndë në Sarandë, i mituri plagos me thikë në bark 15-vjeçarin

0
144

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës pasi një 12-vjeçar ka plagosur me thikë në bark një djalë 3 vite më të madh se ai.

 

 

Më datë 20.08.2017, rreth orës 22:35, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore  shtetasi F.O., 15 vjeç, i cili ka pasur dëmtime me mjete prerëse (thikë).

Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, dhe si rezultat i hetimit paraprak ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë,  është goditur me mjet prerës (thikë), në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur me shtetasin O.H., 12 vjeç.

Policia ka bërë dokumentimin e rrethanve të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit O.H., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here