E FUNDIT/ Qëllohet për vdekje një terrorist, dyshohet se është shoferi i furgonit të sulmit në Barcelonë

0
180

Policia spanjolle ka vrarë sot një person, i cili thuhet se mbante veshur një brez me eksploziv. Operacioni po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, qytet ku pak ditë më parë ndodhi një sulm terrorist, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 120 të tjerë.

 

 

‘BBC’ shkruan se policia ishte në kërkim të Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin. Mes të tjerash, duke iu referuar mediave spanjolle, raportohet se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të riun, apo ndonjë terrorist tjetër.

Policia e Katalonias ka bërë të ditur në “Twitter” më herët se po zhvillonte një operacion në Subirats, 45 kilometra në perëndim të Barcelonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.
vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here