Skenari i hajdutëve/ Shkoi me gruan në varrim, biznesmenit i bëjnë gjëmën në shtëpi

0
137

I grabisin kasafortën me 30 mijë euro biznesmenit të ndërtimit. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku grabitësit janë larguar me kasafortën, brenda së cilës ndodhej një shumë e majme monetare.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen 6, ku autorët e grabitjes kanë përfituar nga momenti kur në banesën dy katëshe nuk ndodhej asnjë person.

Në denoncimin e bërë në Polici, biznesmeni 60-vjeçar A.Sh., nuk ka saktësuar shumën që i është grabitur, duke deklaruar se bëhet fjalë për një shumë prej mbi 30 mijë euro, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë nga ana tjetër, biznesmeni ka saktësuar se grabitja ka ndodhur gjatë kohës kur ai bashkë me bashkëshorten e tij ndodheshin larg shtëpisë, pasi po merrnin pjesë në një ceremoni mortore.

Banesa e biznesmenit të ndërtimit, i cili zhvillon aktivitetin e tij privat në qytetin e Korçës u grabit gjatë orëve të pasdites së djeshme ndërsa ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët, shkruan “Panorama”.

“Më datë 17.08.2017, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A.Sh, 60 vjeç, banues në Korçë, i cili ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr. 6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ky shtetas, dyshohet të ketë pasur një shumë të konsiderueshme parash. Sqarojmë se kur ka ndodhur ngjarja, pronari nuk ndodhej në banesë”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

Vetë biznesmeni që ishte viktimë e grabitjes nuk ka pranuar që të japë më shumë detaje për rrethanat e ngjarjes duke ia lënë në dorë Policisë zbardhjen e grabitjes, shkruan “Panorama”.

Sipas të dhënave, grabitësit kanë përfituar nga momenti që familjarët nuk ndodheshin në banesë dhe pasi kanë depërtuar brenda ambienteve ata kanë përvetësuar kartëmonedhat, të cilat ndodheshin brenda në kasafortë. Sipas të dhënave, të paktën 30.000 euro ndodheshin në kasafortën e biznesmenit të fushës së ndërtimit, të cilët autorët e grabitjes e kanë marrë bashkë me paratë.

Pas rikthimit në banesë, ka qenë vetë biznesmeni, i cili ka konstatuar vjedhjen dhe i është drejtuar Komisariatit të Policisë duke bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr.6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ai kishte pasur një shumë të konsiderueshme parash, shkruan “Panorama”.

Pas denoncimit të ngjarjes, blutë e juglindjes kanë nisur hetimet, por pa mundur ende të gjejnë autorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here