Foto/ Një person i armatosur me thikë plagos 8 persona në Rusi, vritet nga policia

0
143

Një person i armatosur me një thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin rus të Surgut, duke plagosur tetë persona. Më pas policia e ka vrarë sulmuesin, bën me dije RT.

Sulmet me thikë ndodhën rreth orës 11:20 me orën lokale. Fatmirësisht, nuk pati viktima nga ky sulm, por viktimat e dhunës kanë kërkuan trajtim mjekësor

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një patrullë policore që iu përgjigj emergjencës së raportuar nga dëshmitarët.

Ndërkohë autoritetet po mundohen të të identifikojnë sulmuesin dhe të zbardhin motivet e tij.

Surgut është një qytet me një popullsi prej mbi 360,000 banorë dhe mbetet një qendër e madhe për prodhimin e naftës dhe gazit në Rusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here