Festa në malin e Tomorrit, policia përplaset me pelegrinët

0
248

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i cili konsiderohet i shenjtë pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Por familja e një pelegrini është përplasur me policinë, pasi vendi që ata kishin zgjedhur për të vendosur çadrën e tyre, ishte një vend grumbullim i caktuar për hedhjen e mbetjeve të kafshëve që bëhen kurban me rastin e festës.

Sipas pelegrinëve, ata janë dhunuar nga policia pasi kanë kundërshtuar të largohen. Pavlina Hazizaj tregon se bashkëshorti dhe kunati saj janë goditur me shkop gome nga policia.

“Ne kishim vendosur çadrat dhe ishim rehatuar mirë, dhe sot erdhën disa njerëz me shkresë për të hedhur mbetjet e qengjave. Ne kundërshtuam se ishin shumë afër, kishim edhe fëmijët. Pastaj erdhi policia, filluam të flisnim, i thamë kemi ardhur për qejf këtu, ata na thanë ikni diku tjetër. Është përdorur dhunë nga policia, goditën kunatin tim me shkop gome, dhe burri. Rastin nuk e kemi denoncuar akoma. As komuniteti bektashi nuk ka reaguar fare. Ne u detyruam të largohemi nga aty, u spostuam 200 metra më larg”, tha Pazizaj.

Festa e shenjtë e Bektashinjve organizohet nga data 20-25 gusht, dhe mbledh çdo vit pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga bota.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here